LAJMI I FUNDIT:

Goditi grusht zyrtarin policor amerikan, pendohet keq i dyshuari – e pëson nga qeni i policisë

Goditi grusht zyrtarin policor amerikan, pendohet keq i dyshuari – e pëson nga qeni i policisë

Një video që po qarkullon në internet shfaq një burrë i cili pa pikë turpi godet me grusht në fytyrë policin në Nju Jork, i cili më pas detyrohet t’ia hapë derën e veturës qenit që e kishte brenda që i vërsulet të dyshuarit.

Randy Martinez, 23-vjeç, që jeton në Njuburg, ka deklaruar se po dilte nga shtëpia me një mik kur pa një burrë i identifikuar si Toni Man, 31-vjeç, që e kishte kërcënuar me thikë, raporton Fox News, transmeton Telegrafi.

“E hapa dritaren për t’i thënë që nuk mund të qëndrojë në pronën time, por ai menjëherë nxori thikën”, ka deklaruar Randy i cili pranoi se ishte frikësuar dhe menjëherë i kishte telefonuar duke marrë parasysh se familjarët e tij ishin brenda shtëpisë.


Me të mbërritur policia në vendin e ngjarjes, ai kishte filluar të filmojë gjithçka. Në videon që u bë virale për pak minuta, shihet se si polici tenton të bisedojë me burrin që bënte lëvizje të çuditshme para se ta godiste policin Roman Skondroni.

Aty menjëherë polici hapi derën e pasme të veturës zyrtare, nga e cila doli qeni që menjëherë e kafshoi të dyshuarin në dorë. E videoja ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale. Derisa një pjesë mendon se i dyshuari e ka merituar, disa tjerë besojnë se reagimi i policisë ishte tepër brutal.

I dyshuari për të cilin besohet se ishte nën ndikim të drogës, pritet të ngritet padi për sulm fizik të shkallës së tretë, rezistencë gjatë arrestimit si dhe kërcënim me vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori