Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Zyra e Kryeministrit, për këto dy ditë ishte nikoqire e vizitës së delegacionit nga Gjermania, konkretisht Ministrisë Federale për Punë të Brendshme, Ndërtim dhe Atdhe, për çështjen e liberalizmit të vizave.
“Ky proces që ka derivuar nga dakordimi i Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj dhe Ministrit të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, ka për qëllim harmonizimin e procesit të vizave në kuadër të Bashkimit Evropian.
Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të Ministrisë Federale për Punë të Brendshme, Ndërtim dhe Atdhe kanë zhvilluar një seri takimesh në nivel ekspertësh, për të diskutuar për punën e institucioneve tona, të arriturat dhe përafrimit të proceseve në çështjen e liberalizimit të vizave.
Takimet e 26 dhe 27 nëntorit në Prishtinë, kanë shtjelluar temat dhe aspektet që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe menaxhimin e kufijve dhe migrimit”, thuhet në njoftimin për media.
Më tej në njoftim thuhet se ekspertët kosovarë, përfaqësues nga Institucionet e Republikës së Kosovës, si Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Zyra e Kryeprokurorit të shtetit, Polica e Kosovës, Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia Kundër Korrupsionit, kanë prezantuar para delegacionit gjerman, të gjitha procedurat dhe të arriturat e Kosovës, në temat të cilat lidhen me këtë proces.
“Delegacioni gjerman, ka parë për së afërmi edhe punën dhe sigurinë që ofrohet në prodhimin e dokumenteve identifikuese, teknologjinë, procedurat dhe sigurinë e lartë në gjithë këtë proces.
Bisedat në nivel ekspertësh në Prishtinë janë mbajtur në një atmosferë konstruktive dhe nga pjesëmarrësit janë vlerësuar si një hap i rëndësishëm për përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Takimet e nëntorit në Prishtinë, kanë pasuar pas takimeve që ka zhvilluar delegacioni kosovar në fillim të muajit qershor në Berlin.
Ky proces bashkëpunimi, ka nisur pas kërkesës së Kryeministrit në detyrë Haradinaj, që shteti Gjerman, konkretisht ekspertët e kësaj fushe nga Ministria e Brendshme, ta vizitojnë Kosovën për të parë në realitet punën e bërë”, thuhet më tej në njoftim.
Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e vëna për liberalizimin e vizave. Procesi i nisur, bilateral me Gjermaninë po bëhet me qëllim të identifikimit të arriturave dhe punës që Kosova e bënë, veçmas në ofrimin e sigurisë, për temat si menaxhimi i kufijve, migrimi, menaxhimi i Qendrës për prodhimin e dokumentacioneve, Policisë së Kosovës, Prokurorisë, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova