Lëkundjet e tërmetit që ka goditur Shqipërinë kanë prekur edhe qytetin e Prizrenit. Banorët thonë se frika që u kanë shkaktuar ato lëkundje ishte e paimagjinueshme. Disa nga ta në ato qaste madje kanë braktisur edhe objektet e banimit.
Lëkundjet e tërmetit që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë u ndien edhe në qytetin e Prizrenit.
Valdet Vorfi tregon tmerrin e përjetuar kur ka parë se si objektet brenda shtëpisë së tij kanë filluar të lëkunden.
“isha duke fjetur kush shoqja me ka zgjuar nga gjumi e frikësuar. Kam parë orenditë shtëpiake teksa po lëkundeshin”, tregon për RTV Dukagjinin, Valdet Vorfaj.
E për ndjesinë e tmerrshme nga lëkundjet, njëjtë është shprehur edhe Afrim Binaj.
“Isha në gjumë dhe për një moment kam ndjerë lëkundje. Lëkundjet ishin të forta saqë të krijohej përshtypje se po të lëkund dikush. Janë lëkundur edhe orenditë shtëpiake. Pavarësisht se lëkundjet ishin çështje sekondash, por ishte një ndjenjë që zgjaste shumë”, thotë Afrim Binaj, përcjell Telegrafi.
E nga frika që u kanë shkaktuar lëkundjet, ka pasur edhe nga ata banorë që kanë dalë jashtë objekteve ku banojnë.
“Njerëzit kanë dalë jashtë shtëpive sepse ishte diçka e tmerrshme. Pasi kemi dalë jashtë kemi parë njerëz tjerë që kanë lënë ndërtesat nga frika e lëkundjeve që ishin të mëdha”, deklaroi Lirije Gashi.
Prizreni, është ndër komunat e Kosovës, më të afërta me epiqendrën e tërmetit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe