LAJMI I FUNDIT:

Ofrohen mundësi që qytetarët e Maqedonisë të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Ofrohen mundësi që qytetarët e Maqedonisë të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Tërmeti i mëngjesit të sotëm në Shqipëri, përveç dëmeve të mëdha materiale, ka marrë edhe jetë njerëzish.

Për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet me epiqendër në Durrës, në Maqedoninë e Veriut janë organizuar shoqata, grupe tifozësh, Kryqi i Kuq dhe persona privat, të cilët duan t’u dalin në ndihmë qytetarëve në Shqipëri, njofton Telegrafi Maqedoni.


LIVE – E gjitha që po ndodh në Shqipëri pas tërmeteve të fuqishme në Durrës: Raportohet për viktima, të lënduar dhe dëme materiale
Lexo po ashtu LIVE – E gjitha që po ndodh në Shqipëri pas tërmeteve të fuqishme në Durrës: Raportohet për viktima, të lënduar dhe dëme materiale

Kryqi i Kuq do të bëjë mbledhjen e të hollave, të cilat mund të donohen përmes numrit të telefonit: (070/075/077 – 143 400).

Ndërkaq grupet e tifozëve “Ballistët – Tetovë” dhe “Kastriotët – Gostivar” përveç të hollave, do të mbledhin edhe veshje dhe ushqime.

Përveç këtyre, edhe institucione tjera shtetërore dhe persona privat kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri./Telegrafi/

OEMVP fton bizneset në Maqedoni të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Lexo po ashtu OEMVP fton bizneset në Maqedoni të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri