LAJMI I FUNDIT:

Limaj: LVV tentoi të falsifikojë rezultatin e zgjedhjeve

Limaj: LVV tentoi të falsifikojë rezultatin e zgjedhjeve

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i zhgënjyer me Lëvizjen Vetëvendosje pas procesit zgjedhor.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se procesi zgjedhor i rregullt ka përfunduar dje dhe. sipas tij. është pritur që NISMA dhe AKR do të jenë në Kuvend.

I pari i NISMA-s ka thënë se pranimi i votave të kundërligjshme nga Serbia në vitin 2017 nuk duhet të jetë precedent që edhe këtë vit të bëhet i njëjti gabim, përcjell Telegrafi.


“Vendimet e gabuara nuk është mirë t’i përsërisim. Në vitin 2017 votat nga Serbia kanë kaluar. Por nuk duhet të bëhen shkeljet e njëjta edhe tash. Vendimi për të mos pranuar këto vota është shumë i mirë, pasi kjo çështje do të jetë e mbyllur për të ardhmen”.

Limaj ka thënë se “përpjekja për të fabrikuar rezultatin e zgjedhjeve përmes votave të parregullta dëmton demokracinë dhe procesin zgjedhorë”.

“VV me vetëdije po pranon disa paketa duke falsifikuar rezultatin zgjedhor të Kosovës. Qytetari ia ka dhënë atë besim për të fituar 29 deputetë. Ata duhet të ecin para për të krijuar institucionet. Ajo është parti fituese dhe më së paku atyre do të duhej të mos i kontestohej rezultati i zgjedhjeve”.

Duke folur për votat e diasporës, Limaj ka thënë se Ligji e përcakton që ato duhet të arrinin në Kosovë deri një ditë para zgjedhjeve.

“Ligji për votat e diasporës është marrë nga Gjermania. Nëse dëshirojmë t’i pranojmë ato vota duhet të ndryshojmë ligjin për votat e diasporës”, tha mes tjerash Fatmir Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori