Kos për erën e keqe të gojës, limonë ose ullinj për të vjellat: Gjashtë metoda të vjetra që funksionojnë
Të gjithë kemi në shtëpi medikamente të ndryshme për probleme si djegiet, prerje, të vjellat, etj. Mjaftojmë të dimë t’i përdorim ato
Më poshtë do të lexoni për disa metoda popullore të trajtimit të problemeve të ndryshme të cilat mund të duken pak të çuditshme, por funksionojnë.
Akullore për djegiet e gjuhës
Të gjithë i duam akulloret për shkak se janë të shijshme, por përveçse kënaqin dëshirat tona për diçka të ëmbël, mund të qetësojnë gjuhën tonë të djegur pasi kemi ngrënë një copë pica të nxehtë? Një kub akulli, kos i ngrirë ose ndonjë pije e ftohtë kanë të njëjtin efekt.
Kos për erën e keqe të gojës
Përveç mentes e cila freskon rrugët e frymëmarrjes, provoni kosin. Bakteret e gjendura tek kosi mund të eliminojnë bakteret e këqija që shkaktojnë erën e keqe të gojës. Kështu që herës tjetër që nuk do të ndiheni mirë me frymëmarrjen tuaj, hani pak kos për të eliminuar bakteret e këqija.
Vodka për erën e keqe të këmbëve
Nëse keni probleme me erën e keqe të këmbëve, thjesht fshijini ato me një pecetë të lagur në vodka. Vodka përmban alkool dhe veti antiseptike të cilat i thajnë shpejt këmbët ndërsa largojnë çdo bakter të gjendur në to.
Shpëlarës goje antibakterial për puçrrat
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por antiseptikët e higjienës orale funksionojnë shumë shpejt për përtharjen e puçrrave. Zhysni pak pambuk në këtë tretje dhe aplikojeni tek puçrra tre herë në ditë derisa të ndieni se është përtharë. Ky produkt antiseptik përshpejton procesin e shërimit.
Sheqer për gromësimat
I urreni momentet kur filloni të gromësini? Shumë prej nesh pinë ujë për të lehtësuar këtë problem, por një zgjidhje shumë e mirë është sheqeri. Thjesht gëlltisni një lugë çaji sheqer dhe do të shpëtoni menjëherë nga gromësima.
Limonë ose ullinj për të vjellat
Personave që udhëtimi me makinë ose mjete të tjera transporti u shkakton të përziera dhe të vjella, u rekomandohet të përtypin limon ose ullinj. Këta komponentë ndihmojnë për të tharë pështymën dhe për të larguar ndjesinë e të vjellave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A