Janë bërë më shumë se 6 javë nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ende nuk ka certifikim të rezultateve.
Kjo për shkak të disa parregullsive që u evidentuan gjatë procesit të numërimit. Por edhe problemeve në formularët e prodhuar nga KQZ-ja.
E krejt këto kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hysen Berisha, po i vlerëson si elemente që lënduan tërë procesin zgjedhor.
Berisha thotë se institucionet e dala si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit nga një proces i tillë i deformuar nuk do të jenë kredibile.
“Procesi i numërimit, pastaj gjetjet të cilat janë prezantuar vet nga kryetarja e KQZ-së znj. Daka, flasin për një proces të penalizuar, ngase ato që ajo ka adresuar, qofshin formularët e prodhuar gabim, qofshin veprimet e komisionerëve që kanë dëmtuar shumë vota. 40 mijë vota pothuajse janë votat e një partie më kalua pragun, por edhe qofshin veprimet e liderëve lokalë, të degëve të partive ndryshme, organizimin e komisionerëve për dëmtimin e votës, si elemente të penalizuara atëherë e sjellin në pikëpyetje edhe vet kredibilitetin e institucioneve që do të ndërtohen nga këto zgjedhje”, thotë Berisha, për EkonomiaOnline.
Pavarësisht ngjarjeve që ndodhen gjatë procesit të numërimit e rinumërimit, Hyseni thotë se partia nga ai vjen dëshiron që sa më shpejt të themelohen institucionet e reja.
Dhe për këtë thotë se nëse VV-së dhe LDK-së u duhet vota e tyre janë të gatshëm t’ia japin.
“Ne si subjekt kemi qëndrimin tonë në qoftë se vjen të ngërçi për numër simbolik votash brenda parlamentit. Kryetari i PDK-së ka deklaruar se nëse vjen për një votë unë do ta përkrah, vetëm bëni institucionet. Unë personalisht mendoj se këto institucione duhet të bëhen. Do të provojmë të jemi opozitë konstruktive, ta mbështesim procesin politik në të gjitha temat e përbashkëta që janë të hapura për tërë Kosovën dhe kuptohet të bëjmë politikë opozitare ndaj temave që kanë të bëjnë me mirëqenien dhe çështje tjera të mirëqenies së qytetarëve brenda Kosovës”, thotë ai.
Berisha paralajmëroi se do të qëndrojnë stoik në respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe se do të përkrahin vetëm një marrëveshje të mundshme me Serbinë, e cila garanton kufijtë me të cilët Kosova u njoh nga më shumë se 100 shtete të botës.
Thotë se tendenca për korrigjim kufijsh çon në zhvillime të papritura në tërë Ballkanin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti
Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet
Ambasadorja e SHBA-së për Drejtësinë Penale Globale, flet për Gjykatën Speciale
"Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin e vrasjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll