LAJMI I FUNDIT:

Kremlini refuzon të pranojë nëse do të bëjë hetime mbi mercenarin rus që filmoi torturat dhe vrasjen e një të burgosur në Siri

Kremlini refuzon të pranojë nëse do të bëjë hetime mbi mercenarin rus që filmoi torturat dhe vrasjen e një të burgosur në Siri

Pamjet tronditëse që janë shpërndarë së fundmi, janë filmuar nga një mercenar rus i kompanisë private ushtarake Wegner, derisa disa ushtarë e torturuan dhe e vranë një të burgosur në Palmira të Sirisë gjatë vitit 2017.

Shkaku i pamjeve brutale, ku shihet i burgosuri që rrihet me çekan, derisa qëllohet nga disa persona para se t’i pritet koka, është larguar nga interneti për shkak të përmbajtjes së rëndë, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, të njëjtat pamje janë parë edhe nga zyrtarët në Kremlin, që kanë lidhje të afërta me Wegner, por që kanë refuzuar të pranojnë nëse do të bëjnë hetime, lidhur me personat e përfshirë.

I burgosuri duke u torturuar nga mercenarët rusë, para se të vritet

Independent raporton se për dy ditë me radhë, zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitry Peskov nuk ka dashur të flas nëse mercenarët i përkasin kompanisë, që është e afërt me presidentin Vladimir Putin, vetëm se pranuar që pamjet ishin “vërtetë tronditëse”.

“Nuk kemi informata dhe marrëdhënie me këta njerëz, për këtë arsye nuk kemi përgjigje”, ka thënë shkurt Peskov, para gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Kalo në kategori