LAJMI I FUNDIT:

Meta: Të hënën do ju propozoj ide konkrete për referendumin

Meta: Të hënën do ju propozoj ide konkrete për referendumin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta të hënën do të propozojë ide konkrete sa i takon Referendumit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

“Të dashur qytetarë! Ja çfarë ka vendosur populli shqiptar në referendumin për Kushtetutën:


Neni 150

Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

U bënë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte!

Por tani nuk ka më tolerim dhe as justifikime!

Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi. Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve.

Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet?

Le të pushojmë sot e nesër dhe të hënën do ju propozoj ide konkrete për Referendumin”, ka shkruar ai, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Lajme
Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Politikë
Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

Lajme
Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori