LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Baballoq të Deçanit, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45, ku janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Baballoq-Deçan. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë tri persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga të lënduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.


Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që identiteti i viktimës dhe të lënduarve nuk është bërë i ditur ende.

Autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të jenë të kujdesshëm për të shmangur tragjedi të tilla./Telegrafi/