LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Koalicioni me LSDM-në i qëndrueshëm

Ahmeti: Koalicioni me LSDM-në i qëndrueshëm

Ali Ahmeti sot në Shkup, gjatë ceremonisë së zbulimit të bustit të presidentit amerikan, Woodrow Wilson para godinës së Komunës së Çairit tha se vetingu po diskutohet me të gjitha partitë politike dhe se të gjithë duhet të jenë pjesë e vetingut.

Ahmeti gjithashtu theksoi se koalicioni qeverisës me LSDM-në funksionon në suaza të normales. Raportet mes kreut të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të BDI-së, Ali Ahmeti dhe strukturave të tjera të partisë janë të qëndrueshme dhe të mira, duke potencuar se deputeti Muhamed Zeqiri, nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së.

“Sigurisht mund të ketë dallime për çështje të ndryshme në parim. Por, në substancë gjërat shkojnë në drejtimin e duhur. Në kuadër të zhvillimeve rreth zgjedhjeve ne akoma nuk kemi bisedime me asnjë parti nga blloku maqedonas. Në të ardhmen do të shohim, do të ndërtojmë strategjinë tonë, se si do të organizohemi për zgjedhjet e 12 prillit. Për koalicionin me LSDM-në nuk është biseduar. Por, në parim kam thënë mendimin tim, i cili e përfaqëson mendimin e BDI-së, se nuk do të ishte e mirë as për BDI-në, e as për LSDM-në, të futemi në një koalicion parazgjedhor, pasi që jemi në rrethana specifike, e jo në rrethana të cilat i kemi kaluar më parë rreth zgjedhjeve lokale. Organizmi i zgjedhjeve të përgjithshme ka një filozofi dhe strategji tjetër”, tha Ahmeti.


Zaev: Është e ditur që Zekiri nuk dëshiron koalicion me BDI-në, por në LSDM ka njerëz që duan
Lexo po ashtu Zaev: Është e ditur që Zekiri nuk dëshiron koalicion me BDI-në, por në LSDM ka njerëz që duan

Edhe kryeministri Zoran Zaev më herët deklaroi se koalicioni me BDI-në është stabil, si dhe shtoi se mospajtimet janë pjesë e demokracisë dhe se ato zgjidhen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori