LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Argatët e Serbisë punuan për interesa në dëm të Kosovës duke bërë presion të hiqet taksa

Haradinaj: Argatët e Serbisë punuan për interesa në dëm të Kosovës duke bërë presion të hiqet taksa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në njëvjetorin e vënies së taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ka thënë se ka fituar shumë Kosova, kanë fituar prodhuesit dhe blerësit.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Qeveria e re, kushdo që e drejton atë, e ka të tejkaluar presionin taksë, sepse siç ka thënë ai, atë presion për një vit e ka bartur Qeveria në shkuarje.

“E kemi bartur ne presionin, duke i thënë jo, çdo skenari të dëmshëm për dobësim. Efekti “taksë” ka dhënë frytet e saja edhe në forcimin politik të vendit, siç ka dhënë efekt përplasja dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i ndarjes së Kosovës”, ka shkruar ai.


Ai i ka quajtur argatë të Serbisë së madhe ata kanë bërë presion për të hequr taksën.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Si në luftë ashtu dhe në paqe, Kosova, territori i saj dhe e drejta për zhvillim, janë kauza që nuk kanë pasur çmim dhe kanë tejkaluar çdo kalkulim personal dhe politik.

Është për të ardhur keq që sot, shpirtrat e shitur dhe argatët e Serbisë së madhe, në qarqe të ndryshme, duke folur gjuhën tonë, të shqiptarit, i japin të drejtë vetës dhe tentojnë të influencojnë opinionin, duke kalkuluar interesa të tjera, që assesi nuk janë të Kosovës dhe përveç tjerash janë në dëm të saj, duke prodhuar lajme, si formë presioni për ta hequr taksën, për ta dobësuar Kosovën dhe për ta rrezikuar integritetin e saj.

Këto “analiza” dhe “opinione”, kanë një qëllim të vetëm, rikthimin e dominimit politik dhe ekonomik të Serbisë mbi Kosovën.

Ky vërshim titujsh dhe komentesh se taksa nuk ka prodhuar efekt të rritjes së prodhimit dhe të zhvillimit ekonomik, është po aq i rrezikshëm sa edhe vizatimet e hartës së Ballkanit nga tavolinat anti-shqiptare dhe të anti-paqes në Ballkan.

Kosova, sot në njëvjetorin e vënies së taksës 100 për qind ka fituar shumë! Ka fituar prodhuesi, blerësi ynë dhe ka fituar flamuri ynë!

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori