Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka hapur punimet e Konferencës dy paleshe të organizuar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë së Francës, për çështje të bashkëpunimit juridik në çështje civile.
Në fjalën e tij, Tahiri ka kërkuar nga Republika e Francës të intensifikojë përpjekjet për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Konferencën e Hagës dhe aderimin në Konventat e Hagës.
“Krahas bashkëpunimit bilateral me vendet që mbi të gjitha kanë interes drejtësinë, është koha dhe është e nevojshme që të intensifikohen përpjekjet tona për t’u anëtarësuar në Konferencën e Hagës dhe për të aderuar në Konventat e Hagës që janë në interesin tonë reciprok”, ka deklaruar Tahiri.
Deklarata e plotë e Ministrit Tahiri:
Republika e Kosovës është shteti më i ri në rajon dhe më gjerë, por për vetëm 11 vite të shtetësisë, ka arritur të kapë trendin e zhvillimeve, e në raste specifike edhe të tejkalojë vendet e rajonit në raport me obligimet ndërkombëtare.
Kosova, me institucionet e saj të drejtësisë dhe punën që ka bërë me theks të veçantë gjatë dy viteve të fundit në bashkëpunimin juridik penal, është dëshmuar se nuk do jetë asnjëherë adresë e strehimit të njerëzve që kanë rënë ndesh me ligjin dhe as nuk do t’i amnistojë individët që dyshohen për vepra penale jashtë vendit.
Por krahas suksesit që po shënojmë në bashkëpunimin juridik në çështje penale, si shoqëri dhe si shtet, po lëvizim gradualisht drejt integrimeve ndërkombëtare e evropiane, përballë të cilave, e në radhë të parë përballë vetë qytetarëve tanë, duhet të marrim përsipër funksionimin e ligjit edhe në çështjet civile.
Prandaj, trajtimi i bashkëpunimit juridik në çështje civile është dhe do jetë prioritet i institucioneve tona në periudhën vijuese.
Kjo konferencë si dhe përmbajtja e punimeve që do shtrohen këtu, synon ta rrisë dhe përmirësojë praktikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet civile, nga çështjet më madhore e deri ato më specifike.
Ministria që unë drejtoj shpreh gatishmërinë për thellimin dhe përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Francës çka do të kontribuonte dukshëm dhe do ta lehtësonte ekzekutimin e suksesshëm të kërkesave tona të ndërsjella për ndihmë juridike.
Me këtë rast dua të rikthej në vëmendjen tonë një çështje tepër të rëndësishme që është e nevojës të shtrohet në agjendën politike e institucionale ndërkombëtare sa i përket bashkëpunimit juridik.
Krahas bashkëpunimit bilateral me vendet që mbi të gjitha kanë interes drejtësinë, është koha dhe është e nevojshme që të intensifikohen përpjekjet tona për t’u anëtarësuar në Konferencën e Hagës dhe për të aderuar në Konventat e Hagës që janë në interesin tonë reciprok. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës