LAJMI I FUNDIT:

Katër persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Katër persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta në 3 prej 11 aksidenteve të komunikacionit, të cilët kanë ndodhur dje në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup. Në tetë aksidentet tjera është shkaktuar dëm material.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje policia e trafikut ka zbuluar dhe përjashtuar nga komunikacioni gjashtë shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 13 shoferë të cilët kanë drejtuar automjete pa pasur të drejtë, një shofer fillestar, si dhe 11 automjete të paregjistruara dhe një automjet në gjendje të parregullt teknike.

Po ashtu janë sanksionuar edhe tetë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryqe në semafor të kuq, tre shoferë për vendosje të parregullt, katër shoferë për tejkalim të parregullt, dy shoferë për mosvendosjen e rripit të sigurisë dhe tetë shoferë për shkak të shfrytëzimit të telefonit celular gjatë kohës së drejtimit të automjetit.


Njëkohësisht, janë gjetur 59 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, gjegjësisht me veturën speciale “karrotreci”, janë larguar 52 vetura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori