LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nuk do të ketë më politikanë humbës dhe pa vizion

OBRM-PDUKM: Nuk do të ketë më politikanë humbës dhe pa vizion

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM-në thonë se po vjen fundi i politikanëve humbës dhe pa vizion dhe plan, politikanëve të cilët mendojnë vetëm për interesat personale.

“Periudha parazgjedhore është periudha kur thuhen gënjeshtrat e Zoran Zaevit, por për fat të mirë askush nuk i beson gënjeshtarit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Atë që OBRM-PDUKM e ofron është paradigmë e re, kod moral e cila do të ndryshojë politikën në Maqedoni.


Nga atje thonë se ligji nuk do të jetë më vetëm një copë letër, ndërsa shteti i së drejtës do të jetë bazë e shoqërisë sonë./Telegrafi/