Shpalljet për punësimet të reja në administratë dhe institucione të tjera publike po vazhdojnë. Alsat mëson se ditët në vijim edhe disa ministri, drejtori më të mëdha dhe institucione të tjera të ndryshme do të hapin konkurse për punë. Kjo ka përplasur dhe partitë e pushtetit dhe opozitës. Nga OBRM-PDUKM-ja akuzojnë Qeverinë se përmes punësimeve të reja dëshirojnë të blejnë votues për zgjedhjet e 12 prillit. Zëdhënësi Naum Stoillkovski akuzoi ministrin e Administratës, Damjan Mançevski, se edhe pse kur ishte në opozitë akuzonte se administrata është tepër e ngarkuar, vetëm për një vit janë bërë rreth 3000 punësime.
“Në këtë mënyrë jo vetëm që bëjnë krim dhe korrupsion për zgjedhje, por në këtë mënyrë dëshirojnë të dëshmojnë edhe zvogëlim të papunësisë në RM, të cilën pushteti vazhdimisht e thekson. Por askush nuk mund të numërojë as tre investime të reja ose fabrika ku janë punësuar numër i caktuar i qytetarëve për të cilët thonë se është zvogëluar numri i papunësisë”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.
Akuzat e OBRM-PDUKM-së i hedhin poshtë nga LSDM-ja. Zëdhënësi Kostadin Kostadinov, i cilëson të pavërteta akuzat për punësime për mbledhje të votave. Sipas tij, punësimet bëhen në harmonizim me nevojat e institucioneve.
“Bëhet fjalë për funksionalizimin në suaza të institucioneve. Nëse i shohim numrat mund të shohim se në lidhje me administratën kemi ulje serioze të personave që punësohen në administratë. Ka dallim të madh për shkak se e bëjmë në harmonizim me vetë institucionet”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.
Përveç konkurseve për punësim nëpër Ministri, drejtori shtetërore dhe nëpër komuna, Shkollat e mesme dhe ata fillore vazhdimisht kërkojnë profesor dhe arsimtar me afat të caktuar ose të pacaktuar për punësim. Javën e kaluar, Komuna e Strugës ishte ajo që kishte konkursin më të madh, për të punësuar, por edhe Qyteti i Shkupit, ministra e Drejtësisë dhe ajo e Bujqësisë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë