Zëvendëskryeministri dhe Ministri në detyrë i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Dardan Gashi ka deklaruar se sjelljet e VV-së e kanë dëmtuar mundësinë për një partneritet në qeverinë e ardhshme.
Gashi nuk e ka përjashtuar mundësinë që AKR-ja e Behgjet Pacollit të votojë qeverinë e Kurtit, duke thënë se janë dy parti të ndryshme. Gashi ka thënë se kanë pasur takime me LDK-në më herët, por jo edhe me Vetëvendosjen.
Koalicioni parazgjedhor mes Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit pas përpjekjeve të shumta ka arritur që të kalojë pragun dhe të ketë gjashtë ulëse në Kuvend.
Dy nga ulëset do t’i takojnë AKR-së, e cila është e hapur për bisedime me VV-në e Albin Kurtit që të jenë pjesë e qeverisë.
Gashi ka thënë për Gazetën Express se nuk kanë pasur takime me VV-në rreth futjes në qeverinë e ardhshme.
“Hala jemi larg prej koalicionit, në kuptim formal ne kemi pasur takime edhe më herët në nivel më të lartë me LDK-në, por jo me VV-në”, është shprehur Dardan Gashi.
Ai ka thënë se sjelljet e fundit të VV-së janë të papranueshme, pasi njëherë kanë tentuar t’ua grabisin votat e pastaj të shajnë e ofendojnë.
“Tash i presim certifikimet e rezultateve, por natyrisht sjelljet e VV-së nuk lënë hapësirë optimiste, janë të papranueshme sepse njëherë tentojnë me grabitë e pastaj ofendojnë e shajnë këto nuk janë shenja të mira për një partneritet të mundshëm”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se edhe pse janë në koalicion me AKR-në, prapëseprapë janë dy parti të ndryshme.
“Mos harroni që ne jemi dy parti të ndryshme në këtë koalicion, sigurisht se partia e Pacollit ka të drejtë dhe mund të kenë kontakte me kë të donë, edhe mund të kenë pasur kontakte me VV por ne si koalicioni nuk kemi pasur kontakte”, është shprehur ai.
Anëtari i Nismës, tha se shpreson që vendimet për veprimet e mëtutjeshme t’i marrin bashkë me AKR-në.
“Në koalicion kemi hy që të qëndrojmë bashkë edhe pas zgjedhjeve por nëse njëri nga partnerët dëshiron me ndryshu kurs askush nuk mundet me ndalë edhe me dashtë, unë shpresoj që do të rrimë bashkë dhe vendimi në fund do të jetë kolektiv ose të vendosim të rrimë në opozitë ose në qeveri”, është shprehur zëvendëskryeministri në detyrë.
Ai po ashtu ka thënë se do të shohin sa vota ka koalicioni që pretendon të formojë qeverinë për të vendosur nëse do të hyjnë në qeveri ose jo.
“Ne si Nismë nuk kemi diskutuar ndonjë bashkëpunim me VV-në sepse deri tash kemi qenë në betejën e ruajtjes së mandatave dhe kjo tash u siguru, tash po presim sa vota i ka koalicioni që pretendon me formu qeverinë edhe cili do të jetë roli jonë nëse do të kemi negociata të tilla dhe cili jo, mirëpo nuk është që me çdo kusht të hyjmë në qeveri”, ka thënë Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet