Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch dha dëshminë e saj para Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo tha, se është ndjerë e kërcënuar nga presidenti Trump. Gjatë dëshmisë Trump e sulmoi atë në twitter.
Në aferën e Ukrainës u shpreh edhe ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch para Dhomës së Përfaqësuesve të premten. Gjatë seancës dëgjimore publike, Trump e sulmoi atë në twitter. Kudo, ku Marie Yovanovitch ka qenë, gjendja është bërë më keq, shkroi Trump. Yovanovitch u pyet gjatë seancës për këtë tweet.
“Kjo është frikësuese”, tha ajo. Kryetari i komisionit hetimor, Adam Schiff akuzoi Trump për “frikësim në kohë reale”. Më parë Yovanovitch ishte shprehur nën betim, se ajo ishte ndjerë e kërcënuar nga pohimet e Trump.
“Impeachment” vazhdon
Me marrjen në pyetje të ish-ambasadores ukrainase, demokratët vazhdojnë procesin e „impeachment” – për një procedurë të mundshme për largimin nga posti të presidentit Trump. Demokratët e akuzojnë presidentin Trump për keqpërdorimin e postit për të bërë për vete qeverinë ukrainase të përzihej në fushatën zgjedhore amerikane në favor të tij. Ka dyshime, se Trump ka përdorur si mjet presioni, ndihmat ushtarake amerikane të planfikuara për Ukrainën në vlerë 400 milionë dollarë. Sipas demokratëve, Trump donte me këtë të arrinte që Ukraina të fillonte hetime, që dëmtonin rivalin e tij demokrat, Joe Biden.
Presidenti Trump i quan këto hetime “gjueti shtrigash”. Yovanovitch tha para komisionit hetimor se ndjehej si “viktimë e një fushate denigruese”, si pasojë e angazhimit të saj kundër korrupsionit në Ukrainë.
Ajo bëri përgjegjëse për këtë funksionarë të lartë ukrainas, por edhe avokatin personal të Donald Trump, Rudi Giueliani.
“Nuk i kuptoj arsyet motivuese të zotit Giuliani për të më sulmuar mua”, tha ajo. Ajo u shpreh se nuk janë të vërteta akuzat, se i ka thënë personelit të ambasadës apo përfaqësuesve nga Ukraina, që t’i injorojnë urdhrat e Trumpit.
“Ishte e tmerrshme”
Yovanovitch tha, se në mbrëmjen e 24 prillit, gjatë një pritjeje në ambasadë, ajo ka marrë një telefonatë nga Departamenti i Shtetit. Aty i është kërkuar, që të kthehet me avionin tjetër në Uashington.
Aty i është thënë, se Trump ka humbur besimin tek ajo.
“Ishte e tmerrshme ta dëgjoje këtë, nuk u tha asnjë arsye e vërtetë, pse duhej të largohesha”.
Ambasadorja u pyet edhe për protokollin e bisedës telefonike me Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Selenskyj më 25 korrik, që është në qendër të aferës së Ukrainës, ku Trump jep idenë e hetimeve kundër djalit të Biden, Joe Hunter. Mbi ambasadoren e larguar Trump tha se “Ajo do kalojë nëpër disa gjëra”.
Yovanovitch tha se “kjo tingëlloi si kërcënim”. Lidhur më pyetjen, nëse është e ndjerë e kërcënuar, ajo tha “po jam ndjerë.”
Të premten në kohën kur filloi seanca dëgjimore me ish-ambasadoren, Shtëpia e Bardhë publikoi një protokoll tjetër bisede mes Trump dhe Selenskyjt. Aty Trump falendëron Selenskyjn për fitoren. Ndryshe nga telefonata më 25 korrik, Trump më 21 prill e inkurajon Selenskyjn për të mos filluar hetimet që e dëmtojnë Biden.
Aty Trump thotë: “Nuk kam dyshim se do jeni një president fantastik.”
Të mërkurën u pyetën publikisht dy deputetë. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e akuzoi Trump për “korrupsion”.
“Korrupsioni qëndron në atë që ndihmat ushtarake ishin shpërblim që të jepet ose të mbahet rezervë një deklaratë publike për hetime false në kuadër të zgjedhjeve”, tha Pelosi para mediave.
Në kushtetutën e SHBA, “korrupsioni” është një nga arsyet, që justifikojnë largimin nga posti. Procedura ka pengesa të mëdha. Demokratët duan të përmbyllin një akuzë kundër Trumpit para ndërrimit të viteve. Por kjo procedurë e largimit nga posti zhvillohet në senat, ku republikanët kanë shumicën. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje