LAJMI I FUNDIT:

Buxhovi: Esat Pashë Toptani nuk duhet të trajtohet si tradhtar, ishte figurë politike e ushtarake e pakapërcyeshme

Buxhovi: Esat Pashë Toptani nuk duhet të trajtohet si tradhtar, ishte figurë politike e ushtarake e pakapërcyeshme

Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për historinë e trojeve shqiptare dhe ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare.

Buxhovi duke komentuar figurat historike të shqiptarëve ndër vite ka thënë se deri më tani shpesh herë historia është parë bardh e zi.


Për Esat Pashë Toptanin, historiani ka thënë se është një figurë e respektuar e Lëvizjes Kombëtare.

“Pavarësisht këndvështrimit bardh e zi deri më tani për figurën e tij. Duhet pasur parasysh se Esat Pashë Toptani i takuar grupit të parë në Konferencën e Taksimit më Ismail Qemajlin, Hasan Prishtinën e Bedri pejanin ku është marrë vendim për Kryengritjen e Kosovës në janar të vitit 1912”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Buxhovi thotë se Toptani kishte rol në Shqipërinë e Mesme pasi edhe kishte forcën më të madhe ushtarake.

“Përkundër atyre që janë thënë për të, Esat Pashë Toptani ishte një figurë politike dhe ushtarake e pakapërcyeshme. Edhe Princi Vidi i dha dy poste të rëndësishme: Ministrinë e Ushtrisë dhe atë të Brendshmen”.

Shkrimtari thotë se Toptani ishte lojtari kryesor në politikën shqiptare për shkak të aleancave që kishte me Italinë Gjatë Luftës I-rë Botërore, e që në fund përfundoi në aleancë me Rusinë që ishte fituese e Luftës.

Buxhovi thotë se si aspekt negativ i Esat Pashë Toptanit mund të merret formimi i Qeverisë së Durrësit krahas asaj të Vlorës që ishte e drejtuar nga Ismail Qemali.

“Esat Pashë Toptani nuk duhet të trajtohet si tradhtarë. Ai ishte në situata kritike. Ishte në grupin e parë të organizatorëve për çlirim e përfundoi në anën e gabuar të historisë”.

Toptani duhet trajtuar jashtë paragjykimeve ideologjike.

“Esat Pashë Toptani ishte produkt i rrethanave të kohës…Me Rusinë qeveritë shqiptare kanë kokëtuar për një kohë të gjatë”.

Për Avni Rrustemin, Buxhovi thotë se ishte revolucionar.

“Me vrasjen e Toptanit ai kreu një veprim revolucionar. Pas këtij akti bota shqiptare  ishte përfshirë në rrethin vicioz të vrasjeve dhe revolucioneve për nevojave politike. Edhe revolucioni komunist ishte i tillë”, tha ndër të tjera Jusuf Buxovi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori