Prej orës 9 e 30 minuta deri në orën 11, nesër gjykatat e vendit do të paralizohen. Nëpunësit gjyqësor do t’i lënë vendet e tyre të punës dhe do të dalin në protestë para gjykatave. Sindikata që i përfaqëson të drejtat e nëpunësve gjyqësor nuk pajtohet me vendimin e Këshillit gjyqësor buxhetor, që gjykatësit të marrin rritje të shtesës së rrogës prej 6000 deri 8000 denarë në muaj kurse nëpunësit prej 500 deri në 1500 denarë.
“Sindikata e SPOGJ ka propozim të ri se si të formohet paga e administratës. Paga e administratës ta ndjekë rritjen e pagës mesatare, me vlerën e tanishme të përcaktuar të pikëve. Dhe mendoj se nëse e zgjidhim këtë problem do të mund të arrijmë marrëveshje dhe do ta zgjidhim problemin e administratës”, tha Peco Grujovski, kryetar i SPOGJ.
Pasi sindikalistët njëherë ia treguan problemet ministrit për administratë, Damjan Mançevskit, mbase para zgjedhjeve ose jo, ai para gazetarëve tha se janë shumë afër marrëveshjes për K-15 (regresin vjetor) në administratën publike.
“Javën e ardhshme do të kemi takim në Qeverinë. Unë mendoj se do të gjejmë ndonjë zgjidhje të përbashkët, por të mos prejudikoj, ata luftojnë për të drejtat e tyre, mundësitë në shtet janë ashtu siç janë. Bëjmë përpjekje të dalin në ndihmë në gjithë atë që kërkohet”, deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Revolt në mesin e të punësuarve nën ombrellën e shtetit nuk ka vetëm në sindikatën e SPOGJ-it, shprehet Grujovski. Shumë prej institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore janë të pakënaqur për rritjen e pabarabartë të pagave në sektorin publik. Ndryshe, edhe para tre vitesh nëpunësit gjyqësor i braktisën vendet e punës dhe u hodhën në grevë. Për shkak të grevës së të punësuarve pagat u janë shkurtuar, ndërsa sindikata prej vitit 2016, deri sot rregullisht kërkon t’u kthehen paratë atyre që e mbështetën grevën./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A