LAJMI I FUNDIT:

Këputen telat nga shtylla e tensionit të lartë prej 22 mijë volt, përfundojnë mbi kokën e gruas – shpëton mrekullisht

Këputen telat nga shtylla e tensionit të lartë prej 22 mijë volt, përfundojnë mbi kokën e gruas – shpëton mrekullisht

Një grua ka shpëtuar mrekullisht edhe pse telat e shtyllës së tensionit të lartë prej 22 mijë volt u këputën dhe përfunduan mbi kokën e saj, derisa ajo po priste në skaj të një rruge.

Malinee Weerasuchart, 38-vjeçe, po qëndronte në trotuar kur mbi kokën e saj përfunduan kabllot dhe ia prekën në masë të madhe këmbët, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë të një dyqani kanë kapur momentin në Nakhon Ratchasima në verilindje të Tajlandës.  Në video shihet teli kur e godet në krah dhe më pas në këmbë, duke shkaktuar një shpërthim i fuqishëm nga i cili ajo u rrëzua në tokë.

Megjithatë ishte një kalimtar rasti që e largoi menjëherë nga telat, duke shpresuar se do ta shpëtojë – që në fakt ashtu edhe ndodhi.

“Gruaja ime është goditur nga rryma shumë keq. Personi që e ndihmoi më tha se shkëndijat po dilnin nga trupi i saj. Është me shumë fat që është ende gjallë, kjo për faktin që është goditur nga telat e tensionit të lartë”, ka deklaruar bashkëshorti i saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori