Samsung Electronics ka njoftuar një përditësim të freskët të softuerit për Galaxy S10e, S10, S10 + dhe S10 5G që prezanton tipare më të fuqishme Galaxy Note10 në linjën inovatore. Tani, përveç se të shijojnë gamën e larmishme të veçorive të Note10 që u shtuan në azhurnimin më të fundit të S10, përdoruesit do të jenë në gjendje të aksesojnë funksione të reja të multimedias dhe Wi-Fi që fuqizojnë lidhjet dhe çojnë kreativitetin në nivelin tjetër.
Le të shohim më nga afër se si funksionojnë disa nga karakteristikat inovative dhe të përshtatshme të Note10 në Galaxy S10.
Shijoni përvoja të pasura të multimedias dhe lidhjes së qendrueshme
Përditësimi i fundit i softuerit Galaxy S10 sjell një përvojë më të thjeshtë të përdoruesit në pajisje. Galeria ju lejon të gjeni shpejt fotot tuaja të preferuara duke rafinuar kërkimet me fjalë kyçe.
Zbulimi i këngëve, filmave ose shfaqjeve televizive të reja është gjithashtu më i lehtë me kërkimin e përmirësuar, i cila sjell rekomandime të përmbajtjes nga aplikacionet e transmetimit multimedial. Me shtimin e Media & Devices në Quick Panel, ju mund të kontrolloni lehtësisht përvojën tuaj të multimedias në të gjitha pajisjet vetëm me Galaxy S10.
Auto Hotspot ofron një zgjidhje të lehtë për shndërrimin e Galaxy S10 tuaj në një shpërndarës të Ëi-Fi. Pas një konfigurimi fillestar, funksioni do të lejojë që Galaxy S10 të krijojë një Hotspot automatikisht me pajisjet e tjera Samsung, nëse ndajnë të njëjtën llogari Samsung ose llogari familjare. Duke ofruar udhëzues dhe alarme për zgjidhjen e problemeve, Wi-Fi Tips sigurojnë që lidhja juaj e lëvizshme të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt.
Kapni vizionin tuaj
Lançuar në Tetor, azhurnimi i mëparshëm i softuerit solli në Galaxy S10 mjetet e fuqishme të krijimtarisë së Note10. Tani mund t’i shtoni një prekje personale videove me vizatime argëtuese dhe të gjalla – pa qënë nevoja për S Pen – me funksionin pafundësisht shprehës të pajisjes, AR Doodle. Me stabiliziuesin e përmirësuar Super Steady të kamerës, nuk do të shqetësoheni kurrë për klipet me lëkundje, edhe kur aksioni rritet. Gjithashtu, mund të kapni selfie të pastra kristal në errësirë me Night Mode në kamerën e përparme.
Një paketë multimedia me madhësi xhepi
Përdoruesit tashmë janë në gjendje të modifikojnë klipet e tyre të preferuar drejtpërdrejt në smartphone-in e tyre falë veçorisë Video Editor të Galaxy S10, por me Samsung DeX të përditësuar, shndërrimi i klipeve tuaj në video dinamike është më i lehtë se kurrë më parë. Thjesht lidhni pajisjen me një PC ose Mac me një USB dhe do të mund të shkurtoni, modifikoni dhe personalizoni klipet tuaja me precizion në Samsung DeX.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeni robot bëhet me gëzof
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Razer Switchblade
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City