LAJMI I FUNDIT:

​Konferenca “E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë”, mbahet më 22 nëntor

​Konferenca “E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë”, mbahet më 22 nëntor

DVV International – Instituti për bashkëpunim ndërkombëtar i bashkësisë së shkollave të larta popullore gjermane (Asociacioni gjerman për arsimin e të rriturve) në bashkëpunim me MASHT, MPMS, MKRS dhe akterët tjerë të arsimit në Kosovë, do të organizojnë konferencën “E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë’, e cila do të mbahet me datën 22 nëntor, 2019 në Hotel ,Sirius’ në Prishtinë .

Sipas njoftimit për media, kjo konferencë është organizuar për të analizuar gjendjen aktuale të arsimit për të rritur  në Kosovë dhe për të evidentuar hapat e mëtutjeshëm dhe të domosdoshëm për zhvillim, duke u bazuar në zbatimin e Kornizës për veprim (Belem Framework for Action ), e cila u miratua nga delegatët e konferencës së gjashtë ndërkombëtare për arsimin e të rriturve (CONFINTEA VI) në Belém, të Brazilit.

“Gjatë vitit 2017 në Koren Jugore nën organizimin e UNESCO-s dhe UIL, u organizua konferenca botërore për rishikimin afatmesëm të planit të veprimit dhe u analizua implementimi i rekomandimeve të dalura nga CONFINTEA – VI . Të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë konferencë u dakorduan për progresin e arritur  dhe  adresuan rekomandimet e nevojshme për arritjen e agjendës botërore -2030 në fushën e arsimit për të rritur.  Duke pasur parasysh  zhvillimet e përmendura më lartë , dhe agjendën botërore për arsimin e të rriturve  – 2030 , kemi nevojë që edhe ne  të renditemi si pjesë përbërëse e kësaj agjende , të adresojmë të arriturat e deritashme dhe të nxjerrim rekomandimet e nevojshme  për të realizuar Kornizën e veprimeve të nevojshme  për zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit për të rritur në  Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.


Konferenca – “E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë” ka për qëllim pikërisht analizën dhe adresimin e planit të veprimit , përmes rekomandimeve të nevojshme për;

Politikat;

Qeverisjen;

Financimin;

Gjithë përfshirjen dhe barazinë;

Cilësinë në arsimin e të rriturve;

Fuqia e arsimimit të të rriturve, një vizion drejt vitit 2030;

“Kjo deklaratë përshkruan parimet udhëzuese dhe strategjitë kryesore për komunitetin ndërkombëtar të arsimit për të rritur, dhe shikon drejt CONFINTEA VII, të planifikuar për 2022. Le të mobilizohemi të gjithë së bashku për të ardhmen e arsimit për të rritur edhe në Kosovë dhe të jemi pjesë e CONFINTEA -VII.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori