LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Zaev përsëri e mashtron opinionin

Lëvizja Besa: Zaev përsëri e mashtron opinionin

Lëvizja Besa përmes një kumtese për media e akuzon kryeministrin Zoran Zaev se po e mashtron popullin, në lidhje me çështjen e grafës etnike nëpër letërnjoftimet e reja.

Nga partia opozitare shqiptare kërkojnë që Zoran Zaevi ta respektojë marrëveshjen mes Lëvizjes Besa dhe Qeverisë, të arritur gjatë ndryshimeve kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

““Kryeministri Zaev është mirë të pranojë se nuk ka lidhje shpallja e tenderit, nëse me ligj nuk caktohet se si do të duket letërnjoftimi. Lëvizja BESA kërkon që kjo të definohet me ligj, dhe në nenin ku përshkruhet se çfarë të dhëna përmban letërnjoftimi të shtohet edhe grafa etnike”.


“Apelojmë edhe njëherë që kryeministri të reflektoj dhe t’i thërret arsyes, të respektojë marrëveshjen e arritur dhe në asnjë moment të mos manipulojë me opinionin, sepse opinioni i gjerë e di më së miri se ekziston një marrëveshje në mes BESËS dhe qeverisë e cila është publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së RMV”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/