LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Donald Trump, Erdogan thotë se janë të vendosur për të hapur faqe të re në raportet me SHBA-në

Takimi me Donald Trump, Erdogan thotë se janë të vendosur për të hapur faqe të re në raportet me SHBA-në

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një takim sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Siç edhe ishte paralajmëruar të dy udhëheqësit pritej të diskutojnë ndërhyrjen ushtarake turke në Sirinë veriore dhe blerjen nga Turqia të një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.

Dhe pas takimit, siç raporton Anadoly Agency, presidenti turk ka thënë se ashtu siç marrëdhëniet me kurdët në veri të Irakut janë mjaft të mira, po ashtu Turqia nuk ka probleme me kurdët në veri të Sirisë.


“Aktualisht, në parlament, partia ime ka 50 deputetë kurdë. Ne nuk kemi problem me kurdët. Duhet të bëjmë dallimin. Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët, por me organizatat terroriste”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Ai, siç thuhet tutje ka folur edhe rreth operacionit “Burimi i Paqes” në kufi me Sirinë.

“Turqia është aleati i vetëm i NATO-s që ka luftuar ballë për ballë me DEASH-in dhe ka dhënë dëshmor për këtë qëllim. Me operacionin ‘Burimi i Paqes’, Turqia i dha goditje të rëndë agjendës separatiste të PKK/YPG-së në Siri. Turqia dhe SHBA mund të punojnë së bashku për t’i dhënë fund në tërësi DEASH-it dhe për të sjellë paqe dhe stabilitet në Siri”.

Ndërsa duke folur për marrëdhëniet me SHBA-në, Erdogan ka thënë se janë të vendosur për të hapur faqe të re në raportet me SHBA-në, në përputhje me lidhjen e thellë si aleatë.

“Jemi të një mendimi për sa i përket avancimit të marrëdhënieve Turqi-SHBA mbi një bazament të fuqishëm dhe thellimit të bashkëpunimit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori