Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë të ditur se nuk do të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për bashkëqeverisje, pa ndodhur certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
I pari i LDK-së, ka thënë se po të shkonin gjërat mirë, marrëveshja me VV-në do të ndodhte brenda javës, por vendimi i PZAP-së për të rinumëruar 1,472 vendvotime do të ndikojë që kjo marrëveshje pa vullnetin e tyre të shtyhet për disa jave.
Vendimi i PZAP-së për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, e lë LDK-në pa një deputet, megjithatë Mustafa ka sqaruar se pse nuk janë ankuar kundër këtij vendimi.
“Deputeti jonë i 29 ka qenë i lidhur me atë që Nisma mbeti jashtë parlamentit për arsye jo vetëm të Listës Serbe dhe votave që erdhën nga Serbia por edhe të numërimit të votave me kusht dhe votave nga diaspora. Ne fillimisht kemi kërkuar që të bëhet rinumërimi i plotë menjëherë pasi që është evidentua se në atë dokumentin e evidentimit të rezultateve ka munguar një subjekt politik që ka marr pjesë në zgjedhje dhe ne thamë që të rinumërohen dhe të pastrohet çdo gjë dhe ne publikisht jemi shprehur kundër numërimit votave që kanë ardh nga Serbia dhe ne tash s’mund të dalim e ta kundërshtojmë një vendim të PZAP-it, i cili është në harmoni me atë çka e kemi thënë ne pa marr parasysh nëse humbim apo e fitojmë një deputet ne i konsiderojmë meritore vendimet e PZAP-it dhe vendimet e Gjykatës Supreme dhe çdo vendim ne do ta mirëpresim dhe do ta respektojmë”, ka thënë Mustafa për Ekonomia Online
Mustafa ka thënë se pavarësisht se hyrja e Nismës i lë LDK-në e VV-në pa katër deputetë, nuk do të rrezikojë formimin e qeverisë.
Ai nuk e përjashton mundësinë e bashkëqeverisjes me këtë parti, por shton se për këtë do të vendosë partia e parë.
“Nuk shoh ndonjë vështirësi, por duhet ta presim që të përfundojë procesi. Ajo duhet të jetë çështje e marrëveshjes me Vetëvendosjen përkatësisht e partisë së parë, në qoftë se Vetëvendosje do të vazhdon ta mbajë vendin e parë asaj do i bie të merr iniciativë lidhur me këto çështje dhe nuk na bien neve që të vëmë kushte. Por, unë konsideroj që nuk do të rrezikohet në asnjë rast koalicioni dhe formimi i qeverisë edhe në situatën kur Nisma hyn në Kuvend”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka treguar se ende nuk kanë diskutuar me VV-në për pozitën e Presidentin, por ka thënë se kjo pozitë do të futet në marrëveshjen e koalicionit.
Ai beson se ky post duhet t’i takojë LDK-së, ndërsa nuk përjashton mundësinë që ai të jetë kandidat i mundshëm. Por për këtë ka thënë se vendos partia e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite