LAJMI I FUNDIT:

Flet fqinji që takoi mbrëmë Arzana Krajën: Na ka befasuar vdekja e saj

Flet fqinji që takoi mbrëmë Arzana Krajën: Na ka befasuar vdekja e saj
Regjisorja e ndjerë, Arzana Kraja

Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja në banesën e saj në lagjen Kalabria në Prishtinë e varrimi i saj do të bëhet të enjten në varrezat e Dragodanit në orën 14:00. Kështu ka bërë të ditur në një shkrim në Facebook motra e Arzanës, Gresa Kraja.

Mes lotëve,  miq e familjarë ishin mbledhur në njërën nga ndërtesën në lagjen Kalabria në Prishtinë, ku ishte gjendur e vdekur regjisorja Arzana Kraja, në mëngjesin e së mërkurës, përcjell Telegrafi.


Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:00 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, prokuroria e ka cilësuar këtë si vdekje të dyshimtë.

“Ju njoftojmë se prokurori kujdestar për trupin e pa jetë ka lëshuar urdhëresë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa pritet raportit i autopsisë për zbulimin e rrethanave të vdekjes”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ky lajm për vdekjen e regjisores Kraja, i tronditi edhe banorët e kësaj lagje.  Petrit Sopjani tha se Arzanën e kishte parë mbrëmë, dhe nuk kishte vërejtur ndonjë gjë të dyshimtë tek ajo.

Personi i vdekur në Prishtinë është regjisorja Arzana Kraja
Lexo po ashtu Personi i vdekur në Prishtinë është regjisorja Arzana Kraja

“Lajmi për vdekjen e Arzana Krajës na ka befasuar të gjithëve. Mbrëmë ka qenë në këtë dyqan. Dukej mirë. Ka qenë e sjellshme. Krejt në rregull. Nuk kamë parë diçka të dyshimtë”, shprehet për RTV Dukagjinin, Petrit Sopjani.

Ndryshe regjisorja Arzana Kraja, ishte  vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori