LAJMI I FUNDIT:

Cakolli: Rreth tri javë pritet të zgjasë procesi i rinumërimit të mbi 1,400 vendvotimeve

Cakolli: Rreth tri javë pritet të zgjasë procesi i rinumërimit të mbi 1,400 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot nis zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimi i 1472 vendvotimeve. Si pasojë e këtij rinumërimi certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zvarritet deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.

Eugen Cakolli nga KDI për KosovaPress ka deklaruar se me vendimin e PZAP-së rreth 90 për qind e vendvotimeve janë rinumëruar deri tani.

Duke marrë parasysh ecurinë e procesit të rinumërimit të dy raundeve të kaluara, Cakolli thotë se procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve pritet të përfundojë pas rreth 3 javësh.


“Nëse merret parasysh dinamika e procesit të rinumërimit nga procesi paraprak që është zhvilluar në dy raundet e rinumërimit, atëherë unë besoj se me dinamikën e njëjtë do t’i duhen QNR të paktën deri në 3 javë për të përfunduar procesi i rinumërimit për këto qendra. Me gjasë, KQZ do të vendosë për shtim të kapaciteteve të QNR-së, shtimin e tavolinave për masën diku 30 për qind që nënkupton që automatikisht edhe vetë procesi i rinumërimit do të shkurtohet në afat 30 për qind. Besoj që është tejet e rëndësishme që procesi i rinumërimit të mos ngutet nga cilido akterë të përfshirë, meqenëse se nëse i marrim parasysh diferencat e vogla të subjekteve që pretendojnë të jenë pjesë e Kuvendit atëherë duhet që ky proces të jetë kredibil dhe transparent, në mënyrë që të evitohet çfarëdo mundësie që edhe procesi i rinumërimit më pastaj të kontestohet”, tha Cakolli.

Sipas Cakollit vendimi për rinumërimi nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa do ta zvarrisë tutje certifikimin e rezultateve. Madje ai thotë se i tërë ky proces mund të përmbyllet me certifikim në fund të muajit nëntor apo në fillim të muajit dhjetor.

“Certifikimi i rezultateve mund të bëhet pas kalimit të afatit për ankimim lidhur me procedurat në QNR që në fakt janë ankesa procedurale e që nënkupton që pas procesit të rinumërimit rezultatet mund të certifikohen brenda pak ditësh. Unë besoj që në përgjithësi i tërë procesi do të përmbyllet diku në fund të këtij muaji apo më së largu në javët e para të muajit dhjetor e që më pastaj do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës diku nga mesi apo fundi i muajit dhjetor”, u shpreh ai.

Edhe analisti politik, Rasim Alija thotë se duke marrë parasysh trendin e rinumërimit të deritanishëm në QNR, procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve do të zgjasë rreth dy javë, teksa shton se nevojitet një reformë zgjedhore me qëllim që të mos përsëriten parregullsi të tilla.

“Nëse kemi parasysh trendin e rinumërimit që ka ndodhur pas procesit zgjedhor të vendvotimeve tjera, mund të themi që përafërsisht dy javë do të jetë periudha e procesit të rinumërimit, marrim parasysh edhe problemet tjera që mund të dalin në ndërkohë deri në certifikimi të rezultateve të zgjedhjeve, mund të vijmë në muajin dhjetor e mos të kemi certifikim të rezultateve”, tha Alija.

Përmes një shkese për media, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të fillojë procesit i rinumërimit të vendvotimeve, pasi vendimit të marr nga PZAP.

“Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet në shkresë.

PZAP të hënën ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori