LAJMI I FUNDIT:

Vendimi përfundimtar i BE-së në maj, të gjitha opsionet janë të hapura

Vendimi përfundimtar i BE-së në maj, të gjitha opsionet janë të hapura

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit bilateral me presidentin francez Emanuel Macron dje në margjinat e Forumit paqësor në Paris, ka porositur se pajtohet me reforma të metodologjisë për negociatat paraqasëse siç kërkon Parisi.

Kjo është një nga porositë që dje presidenti i Maqedonisë së Veriut ia përcolli Emanuel Macronit.


Franca e ka bllokuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin fundit Evropian duke u thirrur në nevojën të ndryshohet metodologjia e negociatave, ajo të bëhet reverzibile dhe më pak burokratike.

“Le ta ndryshojnë si të duan, ne qëndrojmë pas parimit të reverzibilitetit. Madje në një moment i tash se edhe si anëtare e plotfuqishme kur do të ishte, të na përjashtoni nga anëtarësimi në BE, lirisht bëjeni këtë, nuk kam interes unë të jem atje anëtare dhe të mos jem demokraci”, deklaroi Pendarovski për mediumet pas takimit me Macronin.

Sipas Pendarovskit, Franca tani më ka parashtruar propozim joformal (non-pejper) deri tek vendet anëtare të BE-së për reformën e metodologjisë së negociatave aderuese për anëtarësim, reformë të cilën Macroni e kërkon para se të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ata kanë propozuar ‘non-pejper’ deri tek vendet anëtare para një jave dhe presin që në një ose dy muajt e ardhshëm, të përfundojë gjithçka me komente nga vendet tjera anëtare, amendamente eventuale. Në parim ai mendon se metodologjia më së voni duhet të miratohet deri në muajin mars”, deklaroi Stevo Pendarovski pas takimit me shefin e shtetit francez.

Pendarovski thotë se Makroni i ka thënë se do të mund të pritet vendim përfundimtar për hapjen e negociatave në muajin maj në Samitin në Zagreb, por nuk i ka dhënë garanci se ai vendim do të jetë pozitiv.

“Të gjitha opsionet janë të hapura me atë që Macroni në takim drejtpërdrejtë tha se shtyrja është pasi që BE-së i duhet më shumë kohë. Ai më tha ‘angazhimi im i vjetër është thellimi i BE-së dhe ndryshimi i metodologjisë, e di se mund të shkojnë paralelisht, ju tani dëshironi vetëm hapje, këtë e kam të qartë’, i ka thënë Macroni, Pendarovskit dhe në një asnjë moment nuk i ka përmendur reforma shtesë, as ligj për prokurori si kush për hapje të negociatave.

Pendarovski gjatë takimit ka insistuar në atë se Maqedonia e Veriut nuk pranon asnjë alternativë tjetër të anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, me çka është pajtuar Emanuel Macron.

Sipas tij, për Maqedoninë e Veriut nuk paraqet kurrfarë problemi ndryshimi i metodologjisë.

Presidenti Pendarovski kumtoi se Emanuel Macron e paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut në gjysmën e parë të vitit 2020.

Pendarovski realizoi takim me Macronin në margjinat e Forumit paqësor të Parisit, por edhe e ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov dhe me kancelaren austriake Birgit Birlajn.

Duke u kthyer në Marrëveshjen e Prespës, ai ka porositur se ndryshimi i emrit nuk lidhet vetëm me BE-në, por edhe i hap dyert për në NATO.

Ai pret që Maqedonia e Veriut më së voni në tremujorin e parë të vitit 2020 të anëtarësohet në NATO.

I pyetur për mbështetjen bullgare në BE, Pendarovski ka thënë se Bullgaria mbetet edhe formalisht dhe joformalisht një nga mbështetësit më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut edhe krahas informacioneve që u paraqitën në media.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori