Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, tha se vendet e BE-së duhet të ndjehen të turpëruara se nuk e mbajtën premtimin për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai tha se mos dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovëm është edhe më keq se vendimi për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Në një intervistë për TVSH, Server tha se “evropianët nuk mbajtën premtimet që kishin bërë”.
“Evropianët nuk mbajtën premtimet që kishin bërë. Dhe kjo është një gjë e turpshme. Por premtimet e pambajtura nuk janë aq të rëndësishem sa reformat dhe ju bëni reformat jo për francezët, jo për holandezët, por për veten tuaj”, tha Server.
“Fakt është që shqiptarët dhe Shqipëria duan që të jenë një vend evropian, duan të jetojnë me të njëjtat standarde që jetohet në Evropën Perëndimore, duan të kenë të njëjtin sistem politik si Evropa Perëndimore dhe kjo nënkupton që ju duhet të merreni me reformat dhe të përpiqeni t’i “bezdisni” deri sa ata të mbajnë premtimet e tyre. Evropa nuk është në ditët e veta të mira. Ekonomia e saj nuk është rritur prej vitesh. Po vuan nga emigrimi masiv që krijoi reagimin negativ politik, ka problemin e Brexit, pra ka një sërë vështirësish. Nga perspektiva europiane, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duken telashe të vogla. Por ju jeni të rëndësishëm, sigurisht për Uashingtonin dhe në një perspektivë afatgjatë edhe për Evropën, sepse ku do të gjej Evropa fuqinë e re punëtore, ku do të gjejë Evropa fuqi për rritjen ekonomike, – sigurisht nga Ballkani”, tha eksperti amerikan.
Ai foli edhe për mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Është revoltuese dhe në një farë mënyre është edhe më keq se vendimi për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ishte një premtim dhe duhet të kishte rezultate konkrete”, tha ai duke shtuar se “liberalizimi I vizave ka një ndikim të menjëhershëm sepse njerëzit mund të udhëtojnë”.
“Unë dua që kosovarët të udhëtojnë në Evropën Perëndimore. Siç janë gjërat deri më tani, ata mund të lëvizin pa vizë në Shqipëri apo Maqedoni të Veriut, por unë dua që ata të udhëtojnë dhe të shohin si është jeta në Paris. Është revoltuese. Madje atyre ju dha një listë edhe më e detajuar se çfarë duhet të bënin. Mendoj se ishin mbi 100 kërkesa. wI plotësuan të gjitha dhe ende nuk i kanë dhënë liberalizimin. Është revoltuese”, theksoi Server.
I pyetur për dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje, ai tha se “një marrëveshje e mirë për Kosovën është ajo që njeh integritetin territorial, sovranitetin në të gjithë territorin, ashtu siç është në flamurin e Kosovës. Por gjithashtu mendoj se një zgjidhje e mirë do të ishte një zgjidhje që çon në decentralizimin e mëtejshëm, që lejon vetqeverisje, që t’ju them të vërtetën, kjo është tashmë realitet në Kosovë”.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka bërë mjaft të qartë se cilat janë limitet e Kushtetutës dhe mendoj se kjo duhet të respektohet . Është një vendim serioz, një vendim i detajuar. Mendoj që Serbia duhet të pranojë se nëse Kushtetuta e Kosovës është e vlefshme në të gjithë territorin e Kosovës, gjë që u pranua me marrëveshjen politike të vitit 2013, atëherë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen në negociatat me Prishtinën”, deklaroi Serwer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Krasniqi: Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë