LAJMI I FUNDIT:

Mbreti i një populli të varfër shpenzon 17 milionë dollarë në vetura luksoze për 14 gratë e tij – gazetari publikon pamjet

Mbreti i një populli të varfër shpenzon 17 milionë dollarë në vetura luksoze për 14 gratë e tij – gazetari publikon pamjet

Mbreti i Swaziland është akuzuar se ‘ka injoruar’ popullatën e varfër të vendit të tij pasi dyshohet se ka shpenzuar rreth 17 milionë dollarë në një flotë makinash luksoze për 14 gratë e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mbreti Mswati III ka importuar 19 Rolls-Royce dhe rreth 120 BMW, sipas raporteve, disa prej të cilave janë parë duke u dorëzuar në fillim të këtij muaji.


Siç thuhet tutje, dëshmitarët kanë vënë re modele BMW X3 dhe 5-Serie, të cilat mund të kushtojnë më shumë se 35,000 dollarë secila, në anën e pasme të një kamioni, ndërsa transportoheshin nga Afrika e Jugut.

Paga mesatare në Swaziland vlerësohet të jetë rreth 12 mijë dollarë në vit – do të thotë që një punëtor tipik do të duhej të punojë për 70 vjet për të përballuar një Rolls-Royce – dhe shpenzimet e tilla kanë ngjallur zemërim në vend.

Ndërkohë gazetari investigativ Mzilikazi wa Afrika e quajti atë një lajm zemërthyer, ndërsa ai ndau njërën nga fotografitë.

“Në mes të gjitha sfidave ekonomike, Mbreti Mswati III dje vendosi të bekojë gratë e tij me vetura shumë të shtrenjta”, tha ai.

Mswati III, i cili u arsimua për një kohë në Shkollën Sherborne në Dorset, riemëroi vendin si Eswatini në vitin 2018 për të shënuar 50 vjetorin e tij të lindjes dhe 50-vjetorin e pavarësisë nga Britania.

Monarku ka 14 gra (pasi njëra vdiq nga sëmundja e kancerit të lëkurës), më shumë se 25 fëmijë dhe një reputacion për shpenzime të larta.

Me fuqi politike të pakufizuar mbi 1.3 milion njerëzit e tij, ai është monarku i vetëm absolut në kontinent dhe një nga të paktët që mbesin në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori