LAJMI I FUNDIT:

Shiu i prish planet Kombëtares, anulohet seanca stërvitore e pasdites

Shiu i prish planet Kombëtares, anulohet seanca stërvitore e pasdites

Ndryshon përsëri plani i punës për ditën e sotme në ekipin kombëtar.

Trajneri Edi Reja kishte vendosur që të bënte dy stërvitje sot, për të përgatitur ndeshjen me Andorrën, por plani i tij është prishur nga reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë ditës.


Mbrëmë, Reja vendos që ekipi të zhvillonte dy seanca stërvitore, pasi kërkonte të implementonte sa më shpejt idetë e tij për duelin ndaj Andorrës, meqë sfida luhet të enjten dhe kishte pak kohë në dispozicion për të përgatitur skuadrën.

Ekipi ka zbritur në fushën e lojës gjatë paradites sipas planit të ri dhe për më shumë se dy orë ka punuar nën urdhrat e trajnerit të kuqezinjve dhe stafit të tij.

Por reshjet e shitu nuk pushonin dhe terreni stërvitor ishte bërë i vështirë për futbollistët.

Ndaj duke menduar edhe që të mos sforcojë shumë lojtarët e të rrezikojë ndonjë dëmtim, Reja ka vendosur që të anulojë stërvitjen e pasdites.

Konfirmimi ka ardhur nga FSHF-ja, që ka treguar se si kushtet atmosferike ishin bërë pengesë në këtë rast.

Nesër ekipi do të mbyllë përgatitjet me seancën stërvitore të pasdites, të fundit para sfidës me Andorrën ku Shqipëria mund të bëjë rekordin e pikëve në pjesëmarrjen në një eliminatore Evropiani apo Botërori.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori