LAJMI I FUNDIT:

Gashi: ‘Mini Shengeni’ ballkanik, rrezik për shqiptarët në orientimin gjeostrategjik

Gashi: ‘Mini Shengeni’ ballkanik, rrezik për shqiptarët në orientimin gjeostrategjik

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar iniciativën për formimin e një ‘Mini Shengeni’ ballkanik.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shqiptarëve e sidomos atyre të Kosovës nuk iu shkon në interes lëvizja e boshtit Euro-Atlantik.

“Shqipëria ka bërë gabime në këtë drejtim duke nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë duke përmendur edhe qytete të Kosovës pa qenë pjesëmarrëse Kosova. Ideja e takimit të fundit në Ohër [Rama-Vuçiqi-Zaev] është e panevojshme sepse tashmë në Ballkan lëvizet pa letërnjoftime”.


Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se idenë e ‘Mini Shengenit’ ballkanik e ka dëgjuar për herë të parë nga zyrtarët e shtetit serb në një forum të partive të majta, përcjell Telegrafi.

Arben Gashi ka thënë se Edi Rama e ka iniciativë personale Mini Shengenin dhe sipas tij kjo i ngjanë një ideje të Jugosllavie të re.

“Idetë janë të njëjta. Serbia sikurse në të kaluarën që ka qenë e pa inkuadruar duke përfituar nga të gjitha palët. Edhe tani ajo dëshiron që më këtë ide të përfitoj nga Rusia dhe Bashkimi Evropian”.

Zyrtari i LDK-së ka thënë se Serbia do të jetë qendra e një zone të re tregtie nëse formohet ky organizëm.

“Ideja është e gabuar edhe në aspekt ekonomikë, politik por ideja është e gabuar në aspektin e lëvizjes gjeostrategjike të shqiptarëve. Shqiptarët nuk guxojnë të lëvizin. Me lindjen i kemi parë pasojat”, tha ndër të tjera Arben Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori