LAJMI I FUNDIT:

Wilder mund të shmangë përballjen me Joshuan dhe Whyten shkaku i statusit WBC ‘Franchise’

Wilder mund të shmangë përballjen me Joshuan dhe Whyten shkaku i statusit WBC ‘Franchise’
Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder mund të mbetet kampioni në WBC edhe nëse nuk dëshiron të përballet me Anthony Joshuan dhe Dillian White.

Promoteri i njohur Eddie Hearn ka thënë se statusit i veçantë (Franchise) mund t’i lejojë amerikanit që të qëndrojë kampion, por vetëm në rast se mposhtë Luis Ortizin.


Kubanezi do të përballet me Wilderin më 23 nëntor në Las Vegas për ta mbrojtur titullin e peshave të rënda, derisa ky i fundit kishte thënë se statusi i ri WBC ‘Franchise’ nuk e plotëson atë.

Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Por, Hearn ka thënë se Wilder mund të pajtohet me statusin e ri të titullit të peshave të rënda në boks dhe nuk ka për obligim që të boksojë ndaj Joshuas apo Whytes.

“Ju nuk mund të merrni gjithçka që thotë Wilderi seriozisht”, ka thënë promoteri në Sky Sports.

“Mbi të gjitha ai thotë se ka’ një fytyrë, një emër dhe një kampion’ dhe më pas ne jemi në ndjekje të kampionit të kompletuar, por ai nuk dëshiron të dëgjojë derisa Joshua humbet dhe më pas thotë ‘një fytyrë, një emër, një kampion’”.

Image result for eddie hearn wilder

“Tani ai thotë se do ta refuzojë brezin Franchise (status i veçantë i kampionit aktual në boks). Nëse ai e ka mundësinë që të përballet me Dillian Whyte ose Anthony Joshua apo dikë tjetër, duke pasur statusin Franchise, do ta bënte pa menduar dy herë”.

Andy Ruiz parashikon fituesin e përballjes Wilder – Ortiz: Do të jetë skenari i njëjtë
Lexo po ashtu Andy Ruiz parashikon fituesin e përballjes Wilder – Ortiz: Do të jetë skenari i njëjtë

“Mos e merrni gjithçka serioze çfarë thotë Deontay Wilder”, ka shtuar më tej Hearn.

WBC ‘Franchise’ është i dedikuar për një boksier që ka ka qenë në nivele të larta për disa vite radhazi dhe me statusin e ri një boksier nuk e ka të obliguar që të luftojë për mbrojtjen e titullit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori