Kritikohet mosndëshkueshmëria e gjuhës së urrejtjes midis politikanëve në Maqedoni
Shoqëria në Maqedoninë e Veriut në masë të madhe ka rritur tolerancën sa i përket komunikimit ndërmjet etniteteve të ndryshme, ndërkohë që ka shënuar trend negativ gjuha e komunikimit ndërmjet kundërshtarëve politikë.
Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, thotë se gjuha e urrejtjes, është e shprehur veçanërisht në rrjetet sociale. Sipas Avokatit të Popullit, përderisa nuk ndëshkohen praktika të tilla, gjuha e urrejtjes do të jetë e pranishme dhe nga politika do të përdoret si vegël për qërim hesapesh mes oponentëve politikë.
“Është fakt se te ne gjuha e urrejtjes është gjithnjë e më e pranishme, ndërsa, nga ana tjetër, njerëzit që janë viktima të veprave të tilla – për shkak se ajo është vepër – nuk arrijnë t’u bëjnë sanimin nevojave të tyre. Ne si institucion shumë pak kemi parashtresa nga ky tip, për shkak se ne e mbikëqyrim vetëm sektorin publik. Ndërkaq, gjuha e urrejtjes më shpesh paraqitet në deklarata të ndryshme në publik nga individë, nga personalitete publike në media të ndryshme elektronike, mbi të cilat ne nuk kemi kompetenca. Kemi pasur disa kërkesa të tilla, më shumë në pjesën çka do të thotë: organe të ndjekjes, kështu që edhe krahas asaj që e kanë marrë fletëparaqitjen, nuk reagojnë, ose reagojnë ngathët”.
“Në rastet e tilla, ne kemi kërkuar që organet e ndjekjes t’i përshpejtojnë procedurat, që të hetojnë se a në të vërtet është bërë vepra dhe ajo vepër duhet të dënohet. Por, me përgjegjësi, nga pozita e Avokatit të Popullit, pohoj që Maqedonia e Veriut nuk ka hetime efektive kundër gjuhës së urrejtjes”, ka theksuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.
Ndërkaq, Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, për Radion Evropa e Lirë thotë se kapja e institucioneve ka bërë që të mos ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe shprehjet jotolerante.
“Në një shoqëri ku 200 politikanë në nivele të ndryshme të hierarkisë, të cilët të themi kushtimisht, kanë marrë votë nga qytetari dënohen dhe nuk gjenden pas grilave apo procesi i hetimit qëllimisht u zvarritet, çka mund të pritni? Nuk mund të pritet që të këtë zhvillim të tolerancës për shkak se ata janë tolerant për të shpëtuar nga përgjegjësisë e veprave kriminale që kanë bërë dhe pastaj janë jotolerant vetëm në aspektin verbal mes vete, por realisht ata janë jotolerant në raport me qytetarët”, thotë Sinani.
Ndërkaq, Urania Pirovska kryetare e Komitetit te Helsinkit në Shkup, për Radion Evropa e Lirë thotë se mungesa e tolerancës mes politikbërësve është ajo që rrënon ndërtimin e një shoqërie tolerante, që është me shumë rëndësi veçanërisht për një shtet shumetnik, siç është Maqedonia e Veriut.
Pirovska thekson se duhet kuptuar se rreziku më i madh nga gjuha e urrejtjes kur vjen nga personat me përgjegjësi politike dhe sipas saj kjo shumë shpejt mund të transformohet në dhunë.
“Sigurisht se një qytetar i thjeshtë kur dëgjon se që një politikan që përdorë gjuhë të urrejtjes, apriori ai këtë e merr si diçka me të cilën edhe ai mund të shërbehet dhe mos ndëshkohet nga organet e drejtësisë, pavarësisht se gjuha e urrejtjes është e dënueshme me ligj. Duhet kuptuar se përgjegjësia e politikanëve madje është shumë më e madhe. Pikërisht komunikimi dhe toleranca e shprehur ndaj oponentëve politikë paraqet mundësi për një model për shoqëri tolerante pa dhunë, pa urrejtje dhe pa nënçmim për ata që janë ndryshe”, thekson Pirovska.
Nga ana tjetër Avokati i Popullit Ixhet Memeti thotë se të dhënat janë alarmante, pasi siç thotë ai, asnjë politikan në Maqedoninë e Veriut nuk është përgjigjur për përdorimin e gjuhës së urrejtjes.
“Ne nuk kemi një të dhënë të tillë. Mendoj se nuk ka gjyq të tillë – dikush të jetë përgjigjur për gjuhë të urrejtjes dhe mund të konstatojmë, si institucion, se ka mosndëshkim për ata që përhapin gjuhën e urrejtjes dhe ky është problem, kjo është keq për shoqërinë”, thotë Memeti.
Ndërkaq nga organizata joqeveritare, me rastin e shënimit të javës ndërkombëtarë të tolerancës, kanë theksuar se duhet investuar më shumë në përforcimin e vetëdijes dhe edukimin për zbatimin e politikave jo të dhunshme dhe të tolerancës, që sipas tyre është një nga faktorët thelbësor për një jetë të dinjitetshme për të gjithë qytetarët./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje