LAJMI I FUNDIT:

Prestigjiozja “Vogue”: Dua Lipa po e mban gjallë trendin e parzmores

Prestigjiozja “Vogue”: Dua Lipa po e mban gjallë trendin e parzmores

Gjatë këtij viti, shumë meshkuj të Hollywood-it kishin marrë guximin të shfaqeshin në tapet të kuq me parzmore.

Ky trend ishte inspiruar fillimisht nga Timothee Chalamet në “2019 Golden Globes”, ku aktori kishte pasur veshje të brendit Louis Vuitton, transmeton Telegrafi.


Pak kohë pas tij, edhe tjerët kishin filluar ta marrin vendimin e rrezikshëm për t’u veshur me parzmore, duke përfshirë Travis Scott, Michael B. Jordan, etj.

Por, siç shkruan “Vogue”, në momentin kur është pritur se trendi do të shuhet, Dua Lipa ka dalë dhe e ka rikthyer atë – duke dëshmuar se parzmorja duket e mahnitshme edhe te femrat.

Në tapetin e kuq të “MTV EMAs 2019” në Sevillë të Spanjës, këngëtarja shqiptare është shfaqur me një parzmore të lëkurës në pjesën e epërme të trupit, të cilën e ka lidhur për një fustani të gjatë të zi.

Veshja e saj ka qenë nga koleksioni i pranverës 2020 të Dion Lee.

Veshjen e saj e ka kombinuar me këpucë sateni nga Jimmy Choo dhe çorape seksi. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale

Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale

Në çift
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori