LAJMI I FUNDIT:

Dikur bënte thirrje për t’ju bashkuar ISIS-it, tani e penduar kërkon të largohet bashkë me të birin nga kampi i refugjatëve

Dikur bënte thirrje për t’ju bashkuar ISIS-it, tani e penduar kërkon të largohet bashkë me të birin nga kampi i refugjatëve

Hoda Muthana është gruaja e lindur në Shtetet e Bashkuara, që dikur bënte thirrje për t’ju bashkuar ISIS-it, ndërsa tani është penduar dhe dëshiron të largohet nga kampi i refugjatëve në Siri, ku po mbahet bashkë me të birin.

Por, 25-vjeçares i është refuzuar kthimi në vendlindje, me pretendimin se ajo nuk është banore amerikane, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë për NBS News, ajo thotë se “pendohet për gjithçka që ka bërë ISIS”, grup të cilit iu bashku më 2014, pasi u bë pjesë e kësaj ideologjie ekstremiste, derisa jetonte me prindërit në Alabama.


Muthana me të birin në kamp

“Secili që beson në Zot, e di se secili e ka edhe një shans të dytë, pa marrë parasysh se çfarë mëkati ka bërë”, ka thënë Muthana.

Në vitin 2014, ajo kishte udhëtuar për në Birmingham të Britanisë së Madhe, ndërsa shfrytëzoi rrjetet sociale, që të tregonte e bërë nga Shtetet e Bashkuara. Ajo është martuar tri herë, por që të tre burrat i janë vrarë në beteja.

Sipas Counter Extremism Project, ajo ishte pjesë aktive e propagandës së ISIS-it, duke bërë thirrje, që të “qëllohet me armë nga makinat në lëvizje dhe të derdhet i gjithë gjaku tyre”.

Të gjitha këto, Muthana pretendon se i përkasin një faze të kaluar ideologjike, të cilën nuk e mbështetë më, ndërsa bën thirrje që të mos përdoret më.

Së bashku me afro 500 të ashtuquajtura nuse të ISIS-t, Muthana po mbahet me të birin e saj dyvjeçar, në një kamp që kontrollohet nga forcat kurde.

Ka dhjetë muaj që është duke jetuar në një tendë, ndërsa nuk ka ide se kur mund të largohet, apo do t’i mundësohet ndonjëherë të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni ka bërë të ditur, se asaj nuk do t’i jepet shtetësia, sepse ka lindur derisa babai i saj po shërbente si pjesë e një misioni diplomatik të qeverisë së Jemenit.

Derisa fëmijët e lindur me këtë status e gëzojnë të drejtën e shtetësisë amerikane, kjo i është mohuar Muthanas.

Madje, presidenti Trump e ka kundërshtuar ashpër mundësinë që asaj t’i jepet shtetësia, derisa sekretari i shtetit Mike Pompeo e ka quajtur terroriste. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

Botë
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Amerika
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Amerika
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Amerika
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles

Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles

Amerika
Kalo në kategori