LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Për pak kohë Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Spasovski: Për pak kohë Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s

Nënkryetari LSDM-së, Oliver Spasovski në fushatën e partisë së tij ‘Në rrugë të drejtë’ në Ohër tha se pjesa më e vështirë e këtyre dy viteve ishin bërja e kompromiseve, por fuqishëm shohim në të ardhmen.

“Për pak kohë Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe do t’i përmbyllim të gjitha dilet rreth të ardhmes së shtetit. Sa i përket nisjes së bisedimeve me BE-në, bëmë gjithçka që mundeshim, në reforma dhe i plotësuam të gjitha kushtet, që u vërtetuan edhe nga të gjithë anëtarët e Këshillit Evropian”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nuk duhet të jemi të dëshpëruar për mosmarrjen e datës, por duhet të ndjehemi krenarë se kjo nuk ndodh për shkak Maqedonisë së Veriut por për shkak gjendjes në BE.


“Shpresoj se ky gabim historik do të rregullohet”, tha mes tjerash Spasovski.

Sipas tij, prioritetet kryesore të Qeverisë kanë qenë stabilizimi i shtetit dhe ta kthejë imazhin te faktori ndërkombëtar, por edhe të bëhet hap para për të realizuar interesat kombëtare përmes integrimeve euroatlantike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Kalo në kategori