LAJMI I FUNDIT:

Sukseset e artisteve shqiptare nuk kanë të ndalur, Ava Max dhe Rita Ora fitojnë çmime të rëndësishme në LOS40 Music Awards

Sukseset e artisteve shqiptare nuk kanë të ndalur, Ava Max dhe Rita Ora fitojnë çmime të rëndësishme në LOS40 Music Awards

Është mbajtur mbrëmja e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve, LOS40 Music Awards 2019, në Madrid të Spanjës.

Evenimenti i cili mirëpriti yje nga e gjitha bota, solli performanca spektakolare për teleshikuesit, e ndërsa dhuroi edhe shumë çmime përgjatë mbrëmjes.


Ashtu siç tashmë është bërë zakon, nuk ka mbrëmje madhështore të ndarjes së çmimeve ku nuk mungojnë shqiptarët.

LOS40 Music Awards 2019 këtë vit kishte nominuar dy artiste shqiptare, Rita Ora dhe Ava Max, të cilat të dyja kanë arritur të dalin triumfuese në kategoritë në të cilat ishin nominuar.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, ka fituar çmimin “Kënga më e mirë ndërkombëtare”, për këngën e saj shumë të suksesshme “Sweet but Psycho”.

Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria ka lënë prapa konkurrentë të fuqishëm si këngët: “Senorita” nga Camila Cabello dhe Shawn Mendes, “High Hopes” nga Panic! at the Disco, “Sucker” nga Jonas Brothers dhe “I don’t care” nga Ed Sheeran dhe Justin Bieber.

Krenoi shqiptarët me paraqitjen e saj fantastike në MTV EMA, Ava Max: Zemra ime ishte gati të plaste nga dashuria që më dhatë
Lexo po ashtu Krenoi shqiptarët me paraqitjen e saj fantastike në MTV EMA, Ava Max: Zemra ime ishte gati të plaste nga dashuria që më dhatë

Ava Max ishte e nominaur gjithashtu për çmimin “Artistja e re më e mirë internacionale e vitit”, por ky çmim shkoi në duart e artistes Mabel.

Ava Max fitoi çmimin “Kënga më e mirë ndërkombëtare” në LOS40 Music Awards 2019 (Foto: Instagram)

Ndërkohë, këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, ishte gjithashtu e nominuar për dy nga çmimet e kësaj mbrëmje.

Ajo triumfoi në kategorinë “Videoja më e mirë muzikore e vitit”, për këngën “RIP” në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anitta.

Tri vajzat lanë prapa klipet “Nothing Breaks Like a Heart” nga Mark Ronson dhe Miley Cyrus, “Bad Guy” nga Billie Eilish, “Sucker” nga Jonas Brothers” dhe “Don’t call me up” nga Mabel.

Por Rita Ora u mund në kategorinë tjetër ku ishte nominuar, “Artisti më i mirë ndërkombëtar i vitit”, i cili këtë vit shkoi për Jonas Brothers.

Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)

E lumtur për suksesin, këngëtarja Ora ndau me ndjekësit e saj në InstaStory momentin kur Sofia e cila ishte prezente në eveniment, e mori çmimin për “Videon më të mirë muzikore të vitit”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Po, Anita dhe Sofia Reyes, unë isha atje në shpirt! Sa krenare të jem pjesë e kësaj kënge magjike”, shkroi këngëtarja e lindur në Prishtinë.

Kujtojmë që po në të njëjtin festival vitin e kaluar, LOS40 Music Awards 2018, artistja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa kishte fituar tri çmime: “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, “Albumi më i mirë ndërkombëtar”, dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare”. /Telegrafi/

Dua Lipa vitin e kaluar kishte marrë tri çmime në LOS40 Music Awards (Foto: Juan Naharro Gimenez/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori