Deputeti me nevoja të veçanta zotohet se do ta shtyjë përpara edhe kauzën e zbardhjes së vrasjeve të pasluftës të eksponentëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi edhe vetë nga pasojat e një atentati ndaj tij ka mbetur në karrocë të invalidëve.
Fetah Rudi, tashmë deputet i zgjedhur i LDK-së, do të jetë i pari i zgjedhur nga populli, që në vendin e punës do të shkojë me karrocë invalidësh, e që fatkeqësisht sipas tij, legjislativi i vendit nuk ka menduar që t’i krijojë kushte të përshtatshme kësaj kategorie.
Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tema që ai do ta shtyjë përpara do të jenë vrasjet e pasluftës të ish-kolegëve të tij partiak, të cilat sipas tij, janë kryer nga strukturat kriminale të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
“Viktimë e këtyre atentateve të pasluftës jam edhe unë, e që tash e 19 vite kam mbetur në karrocë. Vrasjet politike janë plaga më e madhe e pasluftës në Kosovë, dhe si e tille ato duhet të zbulohen. Pa zbulimin e tyre liria e Kosovës nuk është e plotë”, ka theksuar Rudi.
Ai ka thënë për Telegrafin se vrasjet e pasluftës është dashur të zbardhen shumë më herët, por kjo vonesë, sipas tij, ka ndodhur për shkak se drejtësia kosovare është marrë peng nga njerëz që kanë qenë dhe janë të përzier në këto vrasje.
“Ndoshta shpresë për zbulimin tyre mund të jetë Gjykata Speciale. Kjo është shpresa e fundit për zbardhjen e vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë, ku viktimë dhe cak i tyre kanë qenë aktivistë të LDK-së”, ka shtuar Rudi.
Deputeti nga Malisheva ka thënë se fushë tjetër ku ai do të angazhohet do të jenë edhe personat me aftësi të veçanta, kategori e cila, sipas tij, është më e anashkaluara në Kosovë. E, thotë se askush nuk do të mund të dijë më mirë se ai t’i adresojë nevojat dhe kërkesat e tyre në raport me institucionet.
“Mendoj që është vlerë, sepse për herë të parë në historinë e Kosovës, do të jetë një deputet me aftësi të veçanta, e që gjithsesi do të angazhohem që këtij grupi shoqëror tu përmirësohen kushtet për jetë, dhe t’u ofrojmë ndihmën që kanë nevojë, pasi siç dihet në çdo institucion në Kosovë dhe në çdo cep të qyteteve të Kosovës, mungojnë kushtet e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara. Në pak institucione shtetërore ekzistojnë laurat në hyrje të tyre, pastaj është problemi me shkallët, ku personat me aftësi të veçanta janë të hendikepuar të lëvizin me karrocat e tyre. Nëpër qytete vazhdon të jetë gjendja e rëndë, ku mungon infrastruktura e nevojshme për lëvizje me karrocë, problem të cilin e kam hasur vazhdimisht edhe unë si përdorues i saj”, ka shtuar Rudi.
Ai ka thënë se shqetësuese është se si Kuvendi i Kosovës nuk ka kushte për personat me aftësi të kufizuara, duke theksuar se me problematikë të njëjtë ai është përballuar gjatë 13 viteve sa ka qenë asamblist i LDK-së në Malishevë, nga viti 2000 deri në vitin 2013.
“E vështirësia më e madhe ka qenë sepse salla ka qenë në katin e tretë, por fal vullnetit të madh që kam pasur dhe e kam ende tani për të punuar në shtetndërtimin e Kosovës, unë ia kam dalë. E jam i bindur që edhe tani do t’ia dalë edhe në Kuvendin e Kosovës. Mua me kanë votuar mbi 12 mijë qytetarë të Kosovës, besimin e të cilëve nuk do ta tradhtoj asnjëherë. Është obligim dhe detyrim ligjor i Kuvendit te Kosovës, jo vetëm për deputetët me aftësi të veçanta, por për të gjithë personat e kësaj kategorie të krijojë kushtet e nevojshme. Unë besoj që Kuvendi i Kosovës tashmë ka filluar edhe të mendoj për plotësimin e kushteve, te cilat duhet të jenë për një deputet me karrocë”, ka shtuar Rudi.
Ndryshe, me 15 dhjetor të vitit 1999 kishte ndodhur atentati ndaj Fetah Rudit, pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së, te shefi i LDK-së aso kohe, Ibrahim Rugova.
Pasi kishte përfunduar takimi, rrugës për në shtëpi, në fshatin Bytyq, është sulmuar nga një breshëri armësh, me ç’rast nga plumbat e marrë ai kishte prej asaj kohe ka mbetur në karrocë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje