LAJMI I FUNDIT:

Fetah Rudi i di emrat atyre që bënë atentat ndaj tij

Fetah Rudi i di emrat atyre që bënë atentat ndaj tij

Ish-aktivisti i LDK-së në Malishevë, Fetah Rudi, në emisionin "Zona B" të Klan Kosovës ka rrëfyer gjithë ngjarjen e atentatit ndaj tij. Ai tha se i di emrat se kush qëndron prapa këtij atentati, por ata emra i di edhe drejtësia dhe, sipas tij, i takon drejtësisë t'i bëjë publikë ata emra.

Rudi ka nisur rrëfimin e ngjarjes së atentatit ndaj tij, duke përshkruar në mënyrë kronologjike se çka ndodhi atë ditë kur ishte plagosur.

"Atentati ndaj meje ka ndodhur në fshatin Bytyq të Drenasit, tek një pompë e benzinës, që është jo larg komunës së Malishevës. Ka ardhë një kerr i kuq, Opel Astra, xhamat e errët. Ka dalë një person me maskë dhe më plagosur në krah. E kanë hapur dritaren e parë të shoferit. Mbrapa në veturë nuk e di sa kanë qenë, por dy persona kanë qenë në pjesën e parë. Të dy i kam parë se kanë qenë biondë", ka thënë Rudi.


Ai ka thënë se është njohur edhe me Agim Zogajn dhe ai ka qenë njëri nga dëshmitarët në rastin e tij.

"Agim Zogaj ka qenë tri herë në Banjën e Kllokotit, që ka ardhë në stadium. Kur ka hyrë në hyrje të stadiumin, në fushatën e 2000-ës, jam takuar me të në hymje të stadiumit", ka thënë ai, transmeton Express.

Rudi ka thënë se kur është trajtuar në Prishtinë, i është rekomanduar të dërgohet në Itali për shërim.

Por, ai thotë se në Itali është dërguar pa vetëdije. Kjo për Rudin është diçka misterioze që sipas tij, duhet ta shpjegojnë mjekët në Prishtinë.

"Unë kam shku pa vetëdije në Itali. Mjekët në Prishtinë e dinë pse më kanë çu pa vetëdije në Itali", rrëfen ai.

"Kur kam ardhë nga Italia prej shërimit, nuk kam dashur as të filloj. Kam pasë më herët presione, kërcënime. Edhe në luftë kam pasur kërcënime. Por të gjitha ia kam falë luftës. Kam menduar se do të ndalet e gjithë kjo gjendje", thotë ai.

I pyetur se pse shpesh ka deklaruar se atentati ndaj tij ishte dhuratë, ai tregon se edhe nga kush ishte dhuratë.

"Këtë gjendje e kam dhuratë nga shqiptarët. Dihen kush janë shqiptarët dhe kanë emra dhe mbiemra. Ia kam lënë këtë drejtësisë. Drejtësia e di saktë se kush ka autorizuar vrasjen time edhe pse është vonuar pak për ta thënë këtë", ka thënë ai.

Rudi thotë se kur është arrestuar gjatë luftës, është arrestuar nga emra të njohur të skenës politike sot.

"Personat që më kanë arrestuar gjatë luftës, janë sot udhëheqës në institucionet e Komunës së Malishevës. Udhëheqin shoqatat e luftës, por këto ia kam lënë drejtësisë", ka thënë Rudi.

Ndryshe, kohë më parë, publicisti Bajrush Morina, kishte hedhur një akuzë të rëndë në lidhje me këtë rast.

Ai akuzonte se një këshilltar i një deputeti të Vetëvendosjes, qëndronte prapa atentatit ndaj Fetah Rudit.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori