LAJMI I FUNDIT:

Demonstruesit thyen një kishë një Kili, si pjesë e demonstratave të dhunshme kundër pabarazisë

Demonstruesit thyen një kishë një Kili, si pjesë e demonstratave të dhunshme kundër pabarazisë

Qendra kryesore e kryeqytetit të Kilit, është mbushur sërish me demonstrues, të cilët po kundërshtojnë pabarazinë dhe po kërkojnë largimin e qeverisë në pushtet.

Sulmi radhës i aktivistëve të maskuar, ka qenë kisha e njohur si La Asuncion, që është thyer dhe prej aty janë marrë disa statuja të Jezu Krishtit, ikona  dhe simbole të ndryshme fetare, të cilave iu është vënë flaka në rrugë, transmeton Telegrafi.


Raportohet se tym ka dalë edhe nga qendra universitare që ndodhet në Santiago, mirëpo autoritet nuk kanë bërë të ditur se ky institut arsimor, ishte shënjestër e sulmeve.

Forcat e rendit, janë ndeshur me demonstruesit që thyen kishën dhe vazhdonin të hidhnin gurë në drejtim të tyre, ndërsa një numër i konsiderueshëm morën lëndime trupore.

Kur demonstratat filluan para 22 ditësh, ishin të qeta, por me kalimin e kohës janë bërë të dhunshme dhe po vazhdojnë në këtë formë.

Sistemi i edukimit, sigurimi shëndetësor dhe shumë i kritikuari sistem i pensionit, janë arsyet kryesore të demonstratave në këtë shtet të pasur, por me shumë pabarazi shoqërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori