LAJMI I FUNDIT:

I dyshuar se ishte agjent i BIA-s, bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës, reagon Mustafa: Është për keqardhje

I dyshuar se ishte agjent i BIA-s, bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës, reagon Mustafa: Është për keqardhje

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur në një konferencë për media të kësaj partie pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Ai ka deklaruar se në bisedimet që grupet punuese kanë zhvilluar me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë janë pak çështje në të cilat nuk pajtohen.


Në konferencë kreu i LDK-së foli edhe për zgjedhjen deputet të ish-spiunit të BIA-s serbe nga Lista Serbe, Branislav Nikolic.

Ish-këshilltari i Thaçit, i dyshuar se ishte agjent i BIA-s, bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës
Lexo po ashtu Ish-këshilltari i Thaçit, i dyshuar se ishte agjent i BIA-s, bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës

Mustafa tha se është për keqardhje që një punëtor i BIA-s serbe të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Ne me keqardhje e kemi marrë këtë informatë që dikush që konsiderohet se ka qenë punëtor i BIA-s serbe të vijë të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, por nuk është në fuqinë e as në vullnetin e LDK-së. Me qenë në vullnetin tonë kjo nuk do të kishte ndodhë, mirëpo ligji dhe Kushtetuta duhet të veprojë, ashtu siç vepron ligji ashtu do të veprojmë edhe ne”, ka thënë Mustafa.

Branislav Nikoliq, kishte punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016. Të njëjtin, para se të emëronte si këshilltar të tij, Thaçi e pati emëruar si anëtar të bordit në postë.

Mirëpo më pas, Thaçi kishte marrë vendim që ta shkarkojë Nikoliqin, pasi që dyshohet se ishte pjesë e BIA-s.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota në kuadër të Listës Serbe duke arritur të bëhet deputet në legjislaturën e shtatë.

Bratislav Nikoliq kishte qenë anëtar i SLS-së për t’iu bashkuar partisë tjetër serbe në Kosovë, Listës Serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori