Gerberich konsideron se Maqedonia duhet t’i nisë negociatat me BE-në, për Thimonier prioritet mbetet lufta kundër korrupsionit
Ambasadori gjerman në vend Thomas Gerberich sot deklaroi se arsyen për anulimin e fillimit të negociatave nuk e sheh tek kandidatet – Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, por në skepticizmin e zgjerimit. Ai porosit se vendi duhet t’i vazhdojë reformat, dhe në atë mënyrë t’i bind skeptikët se vendi i tyre është në BE.
Ndërsa ambasadori francez Christian Thimonier, nga ana e tij, sërish porositi se qeverisja e së drejtës dhe lufta me korrupsionin mbesin prioritet i rëndësishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gerberich në fjalimin e tij në konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Tranzicioni i sistemeve juridike: 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit”, që mbahet sot dhe nesër në Fakultetin juridik në Shkup”, tha se në Samitin në Selanik në vitin 2003 qartë ishte shprehur perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut mbetet çështje thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Ai tha se Gjermania është veçanërisht e lidhur me Ballkanin Perëndimor në interes politik, ekonomik si dhe social sepse shumë njerëz nga ky rajon jetojnë në Gjermani dhe ajo është nga interesi i përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.
Kurse sipas ambasadorit francez Christian Thimonier, qeverisja e së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritet dhe pjesë thelbësore e integrimit të ardhshëm të anëtareve të reja.
Në pyetjen për pritjet e takimit midis presidentit Stevo Pendarovski dhe shefit të shtetit francez Emanuel Macron javën e ardhshme në Paris dhe a do të kontribuojë ajo për dinamikë më të madhe në marrëdhëniet e Maqedonisë me Francën, Thimonier nuk donte të komentojë.
“Në gjithçka që është komunikim, rreth asaj vizite zyrtare, megjithatë do t’u referohem në presidencën e Republikës, sepse konsideroj se nuk do të ishte mirësjellje nga ana ime prej përpara të flas për atë”, tha Thimonier.
Ndryshe, konferenca “Tranzicioni i sistemeve juridike: 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit”, shënohet 30 vjetori i rënies së murit të Berlinit, ngjarje që simbolikisht e emëroi fundin e Luftës së ftohtë dhe fillimin e procesit të tranzicionit të sistemeve juridike në vendet post-komuniste./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova