LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Specialja është vetëm një betejë e fundit e padrejtë për t’i shërbyer Kosovës dhe luftës së pastër të UÇK-së

Hoxhaj: Specialja është vetëm një betejë e fundit e padrejtë për t’i shërbyer Kosovës dhe luftës së pastër të UÇK-së

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar thirrjen nga Gjykata Speciale ndaj kreut të kësaj partie, Kadri Veselit.

Hoxhaj, në një status në Facebook, ka thënë se thirrja nga Specialja është vetëm një betejë e fundit e padrejtë për t’i shërbyer Kosovës dhe luftës së pastër të UÇK-së.


Ai ka theksuar se Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë sepse krime ka kryer vetëm Serbia, dhe agresion kanë ushtruar forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.

Veseli: Jam ftuar nga Gjykata Speciale - epoka e UÇK-së është pjesa më krenare e jetës sime
Lexo po ashtu Veseli: Jam ftuar nga Gjykata Speciale - epoka e UÇK-së është pjesa më krenare e jetës sime

“Kadri Veselin e njoh mbi 30 vite. Ai është i njëjti edhe sot, si dikur – ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës. Thirrja nga Specialja është vetëm një betejë e fundit e padrejtë për t’i shërbyer Kosovës dhe luftës së pastër të UÇK-së. Veprimi prej burrështetasi sot, flet për Kadriun që e njohim të gjithë, i matur dhe i vetëdijshëm se fati i Kosovës është para atij personal. Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë sepse krime ka kryer vetëm Serbia, dhe agresion kanë ushtruar forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Ne në PDK, jemi krenarë dhe besimplotë se sikur në luftë, edhe në paqe, dijmë t’i dalim zot Kosovës!”, ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori