Qeveria me premtime në prag të zgjedhjeve, opozita i konsideron fushatë
Menjëherë pas njoftimit të partive se është arritur marrëveshje për zgjedhje të parakohshme më 12 prill, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë nisma ekonomike, të cilat sipas ekspertëve më tepër vlerësohen si populiste sesa si reforma, të cilat madje nuk janë paraparë edhe në programin e saj të punës.
Bëhet fjalë për pezullimin e tatimit progresiv, pastaj vendimin për rritjen e pagës minimale, subvencione të ndryshme në bujqësi, blerjen e aparateve për amvisëri me arsyetimin për mbrojtje nga ndotja, rritjen e pagave të institucioneve të ndryshme, lehtësira për kompanitë private që rrisin pagat e punonjësve të tyre, e masa tjera.
Reagime të shumta ka pasur në veçanti për pezullimin e tatimit progresiv, një masë kjo që aplikohet në ato vende ku në pushtet janë partitë e majta, e që ka të bëjë me tatime më të larta për personat fizikë që kanë të ardhura më të larta mbi një shumë të caktuar.
“Bëhet fjalë për një populizëm klasik parazgjedhor me të cilin partia në pushtet përpiqet të mashtrojë sa më shumë votues ose interesa të veçanta. Me siguri se pezullimi i masës nuk bazohet në analizën e zbatimit, pasi gjashtë muaj është një periudhë e shkurtër kohore për të analizuar efektet e aplikimit të një politike të tillë”, thotë Sasho Klekovski, njohës i çështjeve politike.
Ekspertët thonë se ky vendim nuk mund të konsiderohet si konfuzion ideologjik pasi sipas tyre partitë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë ideologji.
Ish guvernatori i bankës popullore dhe ekspert i ekonomisë, Petar Goshev, thotë se ky vendim është rezultat i “lobimit të një rrethi të vogël njerëzish të pasur”.
“Ky nuk është një vendim i marrë nga autoritetet e LSDM-së, por nga një rreth i ngushtë njerëzish, kjo masë është rezultat i lobimit të rrethit më të ngushtë të njerëzve të pasur që nuk kanë asnjë ndjenjë me numrin e madh të njerëzve të varfër në vend..Kjo mënyrë e vendimmarrjes tregon se vendimet merren jashtë sistemit dhe më pas vihen në shërbim të kukullave që aktrojnë teatër në institucione, pa integritet”, thotë Goshev.
Një rritje kishte në shtator ndërkohë që Sindikatat e Arsimit kërkojnë dhe një rritje shtesë, kërkesë që po shqyrtohet nga Ministria e Arsimit.
“Dëshirojmë të përmirësojmë statusin social dhe material të të punësuarve në sektorin e arsimit. Jemi në rrugë të mbarë për arritjen e një marrëveshjeje e cila ka të bëjë me rritjen historike të pagave në sektorin e arsimit”, ka deklaruar ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
Ndërkohë, me propozim të qeverisë, paga minimale do të rritjet në 14.500 denarë apo 235 euro dhe me këtë rritje ajo synon të rrisë edhe pagën mesatare në vend, e cila sillen në rreth 400 euro.
Por, ekspertët tërheqin vërejtjen për kujdes gjatë miratimit të vendimeve të tilla, për shkak të siç thonë moszbatimit të kësaj mase në praktikë.
“Duhet të ketë një analizë plotësuese se sa duhet të jetë rritja e pagës minimale pasi ka presione e kritika të shumë nëpër rajone të ndryshme të vendit, në veçanti nga sektori privat ku paga është shumë e ulët. Shtrohet pyetja se ato do të zbatojnë këtë masë pasi apo mund të ketë keqpërdorime kur dihet se në të kaluarën shumë ndërmarrje kanë detyruar punëtorët që pagat të cilat i kanë marrë me rritje në llogaritë e tyre, janë detyruar t’ja kthejnë në kesh pronarit”, thotë Borçe Treneski, profesor i ekonomisë.
Të gjithë këto masa nga opozita janë vlerësuar si populiste dhe përpjekje e qeverisë që në ketë mënyrë të blejë votat e qytetarëve për zgjedhjet e 12 prillit.
OBRM-PDUKM-ja punën e qeverisë në sferën ekonomike e ka vlerësuar të dështuar, në veçanti pas pezullimit të taksës progresive. Kryeministri Zoran Zaev publikisht ka pranuar dështimin e kësaj mase, por ka thënë se qeveria e tij pranon gabimet për dallim nga ajo e mëparshmja e cila të gjitha gabimet sipas tij i propagandonte si fitore./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tatimi i solidaritetit, Mickoski: Nëse ka vendim nga Gjykata Kushtetuese, do t’i kthejmë 50 milionë euro
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja” – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
ISHB: Dërgesa nga RMV për në Kroaci përmban lakër jeshile dhe e njejta nuk ka pesticide
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë