LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Lokomotiva Moska – Juventus: Sarri i beson Higuainit para Dybalas

Formacionet zyrtare, Lokomotiva Moska – Juventus: Sarri i beson Higuainit para Dybalas

Juventusi do ta kërkojë kualifikimin për në fazën e eliminim direkt në duel me Lokomotiva Moskën.

Zonja e Vjetër ka shtatë pikë, ndërsa në duelin paraprak i ka mposhtur rusët 2-1 në një duel mjaftë të vështirë.

Për këtë sfidën Juve ka disa mungesa, por Maurizo Sarri ka fond të rëndësishëm të lojtarëve dhe zëvendësimi nuk ka qenë problem.


https://twitter.com/juventusfcen/status/1192100600013639683

Në mbrojtje luajnë Leonado Bonuccin dhe Daniele Ruganin, që e zëvendëson Matias De Ligtin.

Ndërsa sulmi do të jetë me Gonzalo Higuainin dhe Cristiano Ronaldon.

Rusët kanë vendosur të luajnë me Joao Marion, Ederin dhe Miranchukun në sulm.


Lokomotiva Moska: Guilherme; Rybus, Höwedes, Corluka, Ignatyev; Krychowiak, Barinov, Zhemaletdinov; João Mário; Eder, Al.Miranchuk.

Juventus:Szczesny; Danilo, Rugani, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Rabiot; Ramsey; Higuaín, Cristiano Ronaldo.


/Telegrafi/