Aston Martin prezantoi motoçikletën e parë, AMB 001 kushton 120 mijë dollarë dhe do të prodhohet vetëm në 100 njësi
Kompania Aston Martin e ka prezantuar motoçikletën e parë, AMB 001 të krijuar në bashkëpunim me prodhuesin britanik të motoçikletave Brough Superior.
Të njëjtit njerëz që punojnë makinat e Aston Martin, kanë punuar edhe për këtë motoçikletë, që është vetëm për pista, transmeton Telegrafi.
Presidenti ekzekutiv dhe shefi i dizajnit në Aston Martin, Marek Reichamn ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikatë, të gjithë eksperiencën lidhur me krijimin e AMB 001.
“Kjo është ajo që mendojmë, se mund të jetë një motoçikletë e sofistikuar, ndërsa jemi të lumtur që i shohim krahët e Aston Martinit në të”, ka thënë Reichman.
“Produkti final, është një motoçikletë vërtetë e bukur, me dizajn dhe inxhinieri që është vepër arti.”
AMB 001 është njëherësh edhe produkti i parë, që Aston Martin e ka bërë me Brough Superior deri më tani.
Më poshtë, mund të shihni detaje të motoçikletës, që është prezantuar në EICMA Motorcycle Show.
Kjo motoçikletë e ka motorin turbocharger që prodhon 180 kuaj fuqi, ndërsa ka po të njëjtën peshë, prej 180 kilogramëve.
Janë aplikuar ngjyrat e njëjta që përdore Aston Martin në vetura, që janë Stirling Green dhe Lime Essence.
Rrotat, mbrojtëset e përparme dhe frenat, janë të lyera me ngjyrë të zezë mat.
Ulësja është qepur me dorë, nga lëkura Oxford Tan që përdoret edhe te veturat e Aston Martin, ndërsa është përshtatur me mbajtëset nga lëkura të vendosura në doreza.
Fibrat e karbonit, janë të frymëzuara nga pjesët anësore të makinave Aston Martin.
Krahët e vendosur në pjesën e përparme të motoçikletës, sipas prodhuesit janë bërë për t’i rritur aerodinamikën.
“Duke u frymëzuar nga seria e re e makinave Aston Martin me motor të mesëm, ekipi Aston Martin Design ka punuar në parime të qarta të formës dhe funksionit, ku dizajni dhe inxhinieria duhej të punonin së bashku, duke rezultuar në një motoçikletë që është një vepër arti e nivelit të lartë”, thuhet në komunikatë.
Krahët e famshme të Aston Martin nga metali që nuk ndryshket, janë vendosur në hundën dhe rezervuarin e motoçikletës.
Fabrika Bough Superior në Toulouse të Francës, është përzgjedhur për prodhimin e AMB001.
Në vetëm 100 njësi, do të prodhohet.
Çmimi për AMB 001 fillon nga 108 mijë euro, që është rreth 120 mijë dollarë, pa përfshirë tatimin prej rreth 20 për qind. Shpërndarjet e para, pritet të fillojnë në fund të 2020-ës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit