LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha: Albin Kurti po e keqpërdor fatkeqësinë e familjes Dehari

Zafir Berisha: Albin Kurti po e keqpërdor fatkeqësinë e familjes Dehari

Ish-deputeti Nismës, Zafir Berisha ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se po e keqpërdor familjen e Astrit Deharit për interesa partiake.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur sot një fjalimin para familjarëve dhe qytetarëve që dolën për të marshuar në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit. Ai tha se të gjithë ata kanë nevojë për drejtësi që të çlirohen nga zemërimi.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, fjalimin e Kurtit e quan mashtrim.


“Hipokrizia e Albinit besoi se po qartësohet para opinionit, keqpërdorimi i fatkeqësis së familjes Dehari për interesa partiake nga Albini është ma shumë se hiprokizi, është poshtërsi…!”, ka shkruar Berisha.

Kurti: Astriti është simbol i betejës tonë të parreshtur për drejtësi të cilën do ta fitojmë
Lexo po ashtu Kurti: Astriti është simbol i betejës tonë të parreshtur për drejtësi të cilën do ta fitojmë

Postimi i plotë i Zafir Berishës:

“Kontrasti i marshit për Astritin!

Një nga folset e tubimit, sot në sheshin “Skenderbeu” të Prishtinës tha se “nuk duhet të amnestohen as njerzit e politikës” fjala ishte për ata politikan që ishin në pushtet gjatë kohës kur ndodhi rasti me Astrit Deharin në burgun e Prizren.

Njëri nga pjesmarsit e këti tubimi ishte edhe Albin Kurti që besoi se e dëgjoi këtë fjalim-revoltë tē arsyeshëm të folses në këtë tubim.

Athua, Albinit i kujtohet se perveq Dhurata Hoxhës (PDK) ministre e Drejtësis, kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK) e ministër i Punëve të Brendshme ishte Skender Hyseni (LDK)…

Hipokrizia e Albinit besoi se po qartësohet para opinionit, keqpërdorimi i fatkeqësis së familjes Dehari për interesa partiake nga Albini është ma shumë se hiprokizi, është poshtërsi…!

Poshtërsia bëhet edhe më e madhe kur Albini pa fije turpi pêrmend “regjimin” e asaj kohe, duke mos thën se në krye të atij regjimi ishte Isa Mustafa të cilit ka javë që po i gjynëzohet vetëm e vetëm që të bëhet kryeministër, pa çka se Isa Mustafa ishte në krye të “regjimit” kur vdiq Astriti dhe jo rrallë her vetë Albini “shkërmoqi” atëher duke thirrur “Isë,Isë argati Serbis”! Zafa” (sic.), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/