LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Astriti është simbol i betejës tonë të parreshtur për drejtësi të cilën do ta fitojmë

Kurti: Astriti është simbol i betejës tonë të parreshtur për drejtësi të cilën do ta fitojmë

Me moton “Një popull për drejtësi”, është mbajtur marsh në tre vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në këtë marsh kanë marr pjesë familja Dehari, kreu i LVV-së, Albin Kurti, aktivistë e pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti e Visar Imeri nga PSD, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë. Ata iu drejtuan Prokurorisë Speciale për të kërkuar drejtësi për rastin Dehari.


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se tri vjet pa drejtësi për Astritin janë tepër shumë për të gjithë.

Kurti ka thënë se Astriti është emri i tragjedisë për aktivistin e VV-së.

“Tri vjet pa Astritin janë shumë, e tri vjet pa drejtësi për të janë tepër shumë. Janë tepër shumë për Xhemilën e Avniun, artën e Asrën, Albanën, Lumin e Blinin. Janë shumë e tepër shumë për juve, neve, ty mua. Jemi tronditur të gjithë atë ditë kur e arrestuan Astritin me 29 gusht 2016, kur e akuzonin pa aktakuzë, kur e mbanin në burg pa e marrë në pyetje. Jemi tronditur tepër shumë kur na thanë se nuk do ta shohim më. Astriti është emri i tragjedisë për studentin e mjekësisë e aktivistin e VV-së. Në atë qeli ku kam qenë edhe unë në burg e kanë mbytur një njeri të pafajshëm. Në atë qeli ku është konstatuar për 11 lloje të drogave janë bërë teste ku Astriti nuk ka dalë asnjëherë i fajshëm. I pari që foli atë natë ishte kryepolici i Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, thua se Astriti vdiq në rrugë. Jo vetëm që foli, por gënjeu sepse foli për teprime në medikamente të paqena”, ka thënë ai duke shtuar se është duke u fshehur e vërteta.

“Nëse Astriti do të lihej në liri, ose në detyrim për t’u paraqitur në polici, mund të mos ngutej prokurori ta merrte në pyetje. Por të mbahet në paraburgim e të mos merret në pyetje asnjëherë është tendencë për izolim, e assesi përpjekje për të zbuluar të vërtetën. Kryepolici tha se ka vdekur nga doza e tepërt e medikamenteve, kryeprokurori Sylë Hoxha konstatoi se është vrarë ende pa u kryer hetimet. Ka ekzistuar një qëllim para drejtësisë. Prej Nexhmi Krasniqit, tek Sylë Hoxha ishte një qëllim i fshehjes së vërtetës. Raporti i autopsisë i mjekësisë ligjore në Prishtinë tha se shkaku i vdekjes është asfiksia mekanike, raporti nga instituti i Llozanës e përjashtoi mundësinë e vetëvrasjes”, ka theksuar ai, pëcjellë Telegrafi.

Kurti ka thënë se mbi Astritin është kryer krimi që nga dita kur është arrestuar deri kur e humbi jetën.

“Një hetim i ri nevojitet, hetim i pavarur. Jo vetëm për provat materiale por faktike, jo vetëm për mbytjen e Astritit por edhe për këtë padrejtësi 3 vjeçare. Astritin e mbytën sepse nuk e morën në pyetje. Drejtësia i nxjerrë jashtë shoqërisë kriminelët dhe i fut në burg. Por në Kosovë sistemi i drejtësisë është bërë vend i krimit. Mbi Astritin është kryer krimi që nga dita kur u arrestua, e deri kur e humbi jetën. Sikur kjo të mos mjaftonte edhe shoku i tij i qelisë e gjeti vdekjen. Rrethanat e vdekjes së Naser Makollit, të njeriut që tha se ia ka dhënë i pari ndihmën e parë, por më pas dha deklarata kontradiktore, është pjesë e këtij hetimi të pavarur që e kërkojmë ne sot, e do ta kërkojmë përditë. Për Astritin që nuk e kemi më e që nuk na ka neve, kemi nevojë për drejtësi që të na lirojë nga zemërimi. Astriti është simbol i betejës sonë të pareshtur për drejtësi. Këtë betejë do ta fitojmë për të gjithë qytetarët e Republikës. Astriti ylli ynë që nuk shuhet kurrë”, ka thënë Kurti.

Hatixhe Pupovci ka thënë se ndaj Astritit është kryer krim i vrasjes dhe shtrembërimit të vërtetës.

“Astriti ishte student i shkëlqyeshëm, shembullor. Aktivist i shkëlqyeshëm që veproi në tërë universitetin. Me të protestuam për një universitet më ndryshe që do të jetë i zhveshur nga të gjitha format e korrupsionit. Me Astritin ishim bashkë në të gjitha protestat për një Kosovë më ndryshe. Para tri vitesh më ftuan të jem monitoruese e obduksionit të Astrit Deharit. A ka më rëndë të jesh në tavolinën ku sheh ish studentin e shkëlqyer, ku në ato dhoma të ftohta je në mesin e njerëzve që e mbajtën për tre muaj pa e marr asnjëherë në pyetje. Astriti u vra në duar të shtetit, në institucion, në vendin ku nuk ka guxuar të ndodhë kjo. Aty ku iu konstruktua se kishte bërë vepra terroriste. Ndaj Astritit nuk është kryer vetëm krim i vrasjes, por edhe i shtrembërimit të vërtetës”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Në emër të familjes Dehari, Destan Dehari, tha se ndriçimi i rastit të Deharit duhet të bëhet sa më parë që të shpartallohet zinxhiri i kriminelëve.

“Sot pas tri vitesh ndriçimi i vrasjes së Astritit të vije sa më shpejtë në mënyrë që të ndriçohen raste tjera duke e shpartalluar zinxhirin e kriminelëve të veshur në petkun e policit, drejtorit, inspektorit, ministrit. Jo të gjithë këtu dhe ata që nuk janë këtu kanë të drejt që ta ndjenjë dorën e fortë të shtetit që i mbron dhe të shtetit që i vret”, ka thënë ai.

Nga shoqëria civile, Rreze Hoxha kërkoi hetim dhe shkarkim të gjithë personave përgjegjës për rastin e  Deharit, sqarimin e rrethanave të shokut të tij në paraburgim, Naser Makolli dhe komision hetimor parlamentar në legjislaturën e ardhshme për të trajtuar këtë rast.

Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Publikimi i të gjeturave të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës, i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.

Raporti shprehimisht rrëzon hipotezën e ngritur për vetëvrasje nga Prokurori i rastit dhe bën thirrje për hetim të ri duke përfshirë hetimin e mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë në vrasjen e tij.

Fotografitë i realizoi fotografi Ridvan Slivova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori